GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj asfalton Tregun Çam për së dyti, i jep 1.2 MLN euro Mehdi Lalës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja e tenderit të fundit të Erion Veliajt është e gatshme për SPAK. Punime për së dyti, në të njëjtin vend janë dëshmi e fortë që Veliaj z

Dosja e tenderit të fundit të Erion Veliajt është e gatshme për SPAK. Punime për së dyti, në të njëjtin vend janë dëshmi e fortë që Veliaj z

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e tenderit të fundit të Erion Veliajt është e gatshme për SPAK. Punime për së dyti, në të njëjtin vend janë dëshmi e fortë që Veliaj zhvillon tendera për fasadë, kurse paratë po i ndan me biznesmenë që i ka në listën e ngushtë të bashkëpunëtorëve në afera.

I tillë është rasti me Tregun Çam, për të cilin së fundmi Bashkia Tiranë ka zhvilluar tenderin me objekt   ‘Rikualifikimi i bllokut te tregu Çam’ dhe i ka vënë në dispozicion 1.2 milionë euro.

Tirana ka plot zona ku mund të investohej ky fond, por tregu i mësipërm është i rregullt si kukull dhe nuk ka nevojë për asfalt.

Po pse kaq shumë lekë për të riparuar këto tre rrugica që lidhin tregun? Infrastruktura rrugore në këtë Njësi Administrative rezulton që ka shtresa asfaltike, ekziston ndriçimi publik, kuz dhe kub. Ndoshta një auditim i KLSH më vonë do ta zbulojë se si e ka llogaritur Veliaj fondin limit që i doli 1.2 milionë euro, por tani e dimë se ku po shkojnë këto para.

Punë për së dyti

Tani ne kemi një pyetje, pse mungojë rrjetet inxhinierike dhe i si u dëmtua asfalti në këto rrugica ku nuk kalojnë mjete të rënda, të cilat janë rikonstruktuar vetëm 7 vite më parë?

Kujtojmë se në vitin 2016, kryebashkiaku Erion Veliaj doli në media dhe bëri propagandë se ka rregulluar 3 rrugicat e Tregu Çam dhe u vendosi një stend që ndihmonte bizneset që shesin aty.

“2 rrugë në zonën e tregut “Çam” janë rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë zonë ky institucion ka parashikuar jo vetëm rikualifikime urbane, por edhe kthimin e tregut “Çam” në Pedonale. Kjo do të thotë se banorët dhe tregtarët mund të shfrytëzojnë lirisht hapësirë dedikuar atyre pas shmangieve të lëvizjeve të automjeteve.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrugëve “Shyqyri Bërxolli” dhe “Reshit Çollaku” duke i dhënë mundësi banorëve pranë zonës së tregut “Çam” të shfrytëzojnë infrastrukturë të përmirësuar dhe me standarde europiane”, u shpreh Veliaj në vitin 2016.

Ose paratë e tenderit të vitit 2016 janë përvetësuar, ose rruga është ndërtuar shkel e shko sipas standardeve të Lali Erit.

Kujt po i jepen paratë?

Tenderi është vlerësuar me “Flamur të Kuq” nga Open Data Albania për riskun e korrupsionit. Veliaj e ka hapur garën për këtë tender qysh në 18 qershor 2024 dhe e ka mbyllur më 3 korrik. Po në të njëjtën ditë është mbajtur gara, megjithatë kontrata është vonuar dhe është bërë publike më datë 22 tetor 2024.

Nuk mund të themi me saktësi përse Veliaj e mbajti kaq gjatë në sirtar kontratën, por mund të tregojmë shkeljet në këtë tender, të cilat nuk mund të mbulohen. Në fakt 16 kompani kanë shfaqur interes për këtë tender, mjaftueshëm për një konkurrencë të vërtetë.

Por Veliaj i ka skualifikuar 15 ofertat më të ulëta që në fazën e  parë.

Për 9 prej tyre ka dhënë si argument mungesën e dokumentacioneve, gjë e cila mund të zgjidhej sipas ligjit, por komisioni i Lali Erit ka ndjekur porosinë. Ndërsa për 6 ofertat e tjera nuk është dhënë asnjë shpjegim, edhe pse kishin propozime më ekonomike se firma fituese që është  “MELA”, në pronësi të Mehdi Lalës.

 

Ky biznesmen pa u stresuar futi në xhep këtë kontratë dhe ka 12 muaj kohë të hedhë asfalt në 3 rrugicat që listohen për rehabilitim.

“Mela” është kliente e Veliajt në tendera të shtrenjtë. Vitin e kaluar Mehdi Lala mori nga Veliaj 1.6 miliard lekë për të riparuar 4 rrugica. Është fjala për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugëve të Bllokut që kufizohet nga rrugët “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezës”, “Besim Alla”, dhe “Jorgo Panajot”.

Këto segmente ishin të rregulluara dhe asfaltuara në vitin 2018, por pa kaluar 4 vjet, bashkia i shqepi sërish për t’i dhënë këto lekë Mehdi Lalës. Sipas të dhënave zyrtare, për këtë tender kanë shfaqur interes 15 kompani. Të gjitha janë përjashtuar dhe në garë ka mbetur firma e paraqitur nga Lala, i cili ka garuar si bashkim operatorësh me dy firmat e tij ALB-Shpresa dhe “Mela”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajndertimopen data albaniared flagrehabilitim rrugesSkandaltregu cam

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tentoi të vetëdigjej, e moshuara: Banka më bënte presion për kredinë, s’kam para. Bashkia më përçmoi

Tentoi të vetëdigjej, e moshuara: Banka më bënte presion për kredinë, s’kam para. Bashkia më përçmoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26

BLOOMBERG Protestat kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët e universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme, hynë në javën e...

Lexo më shumë
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com