GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha- Ramës: Largohu sa të duash, gjithë Shqipëria do dalë në shesh

13:13 - 09/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq pushton disa qarqe, Berisha ironizon: Kur të përmbysin dhe shirat e verës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj replikës së kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar se ka humbur çdo sens realiteti. Ish-kryeministri gjithashtu tha se Rama është i pashpresë, dhe sado të largohet nga Parlamenti në momentin që flet Berisha, ai do ta marrë mësimin me protesta në çdo shesh e rrugë.

Në vijim Berisha e akuzoi Ramën se ka shkelur me këmbë sakrificat dhe gjakun e 12 mijë shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, teksa i është bindur urdhërave të padronit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

“Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti. Vjedhja e përditshme e përorshme, duket se shërben si një narkotikë që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth. Shkon në Ohër dhe shkelmon mbi jetën, vdekjet sakrificat gjakun e 12 mijë shqiptarëve në Kosove. A e dëgjoni apo jo ju mor zotëri, a ju bën përshtypje? Po ç’të drejtë ka ky të flasë  në emër të të vdekurve në Kosove në një akt të mirëfilltë çnjerëzor, të krahasojë viktimat e agresionit serb me viktimat e agresionit në Luftën e Dytë Botërore. Çfarë njeriu është ky? Ky bën gjithçka si skllav i Vuçicit. Mirë ai që është arkitekti i gjenocidit, po ky çfarë ka. Përse i kërkohet Kosovës të njihet Ballkani i Hapur. Kush e mban mend samitin e Novisadit dhe hartën që e paraqiste Kosovën pjesë të Serbisë. Qytetarë shqiptarë a do vazhdojmë ne të pranojmë një njeri si ky që vetëm me vjedhjet dhe vjedhjet e klikës së tij ndikon dhe rrit çmimet në stratosferë. A do vazhdojmë të pranojmë këtë njeri që shkel mbi gjakun. Vetëm fëmijë në Kosovë të masakruar, të therur janë 1400. A ka ndjenja ky njeri moj zonjë se je avokatja e tij. A ka fëmijë ky? Ku e ka ky autoritetin të flasë dhe ti krahasojë me viktimat e agresorëve në Luftën e II Botërore. Pse përdhos Parlamentin me qëllime të tilla. Kush të lejon ty të falesh gjakun e tyre. Çfarë je ti? Çfarë lidhje ke ti me ta. Paraardhësi yt Enver Hoxha është akuzuar si Hitleri për inflaticid. S’po them se i ke vrarë ti ata, por ti je një qenie e përçunduar. Ik sa të duash por je i pashpresë. Ky ka gjet se sa ngrihem unë të flas ky ik. Po kjo s’më pengon mua që t’ia them në sy. Dhe do t’ia them shesh më shesh rrugë më rrugë, e gjithë Shqipëria do të ngrihet në këmbë se nuk durohet më kjo gjendje. Vidhni në mënyrë të padurueshme.  Flisni tani për Kardhiq-Delvinën. Loti i parë prej 5 km është ndërtuar me 710mijë euro për kilometër. Loti i dytë prej 5 km është ndërtuar me 22 milionë euro, 6 herë më shtrenjtë. Ajo rrugë që u mburr sot duhet të përfundonte në vitin 2014 por e mbaroi 8 vite me vonesë”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Ndërkombëtarët kërkuan që të lejohen serbët të votojnë, reagon qeveria e  Kosovës

Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur”, nëse nuk përfshihen të gjashtë shtetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com