GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-Ramës: Shite të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e NATO-s, je i pashpresë…

19:21 - 11/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Rama paguan drekë 10 mijë euro’, Berisha: Vjedh e urren shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se i shiti të dhënat sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.

Në fjalimin që mban çdo pasdite, duke iu drejtuar mbështetësve nga dritarja e apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie”, Berisha paralajmëroi se fundin e Ramës do e firmosin misionarët e kësaj rruge.

“Sot shqiptarët, mbarë popujt e tjerë, i shohin me habi. Habia është kjo, si ka mundësi që kryeministri i tyre në gjykatë dhe ata nuk ngrihen dhe mbajnë një njeri të dokumentuar në skandalin më të madh ndërkombëtar të viteve si njeri i korruptuar, si njeri që për pushtetin e tij, për të shkatërruar opozitën e vendit të tij, nuk njeh asnjë normë, asnjë miqësi, asnjë aleancë, asnjë traktat?

E solla këtë rast para së gjithash për të treguar se sa rëndësi jetike ka protesta juaj sot. Se çfarë rëndësie jetike ka misioni juaj sot.

Në këtë vend, ku mediat kontrollohen barbarisht nga regjimi, media e lirë e vetme, kryesore, jeni ju, qytetarët që mblidheni këtu në protestë me guxim dhe i bëni gjyqin diktaturën.

I bëni gjyqin narkodiktatorit.

U ngjallni shpresë shqiptarëve kudo që janë.

Fuqia e kësaj lëvizje, fuqia e përmbysjes së diktaturës, qëndron pikërisht te të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë.

Ndaj ftoj përsëri dhe çdo natë do ftoj të rinjtë të bëhen luftëtarë për ëndrrat e tyre.

Të ngrihen në betejë me të keqen që ka pllakosur vendin sepse Shqipëria do jetë e bukura e dheut vetëm atëherë kur të jetë streha, djepi, foleja e ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

Edi Rama po përpëlitet. Emri të doli në Uashington si njeriu më i korruptuar në hapësirën euroatlantike.

Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.

Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe, por dije mirë se fundin tënd do e firmosin misionarët e kësaj rruge nën ballkon.
Edi, këta janë tmerri yt, këta janë fundi yt.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët të bashkohen në këtë mision për shpëtimin e Shqipërisë.

Të bashkohen në këtë mision për rivendosjen e pluralizmit.

Të bashkohen në këtë mision për përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës.

Dhe i garantoj se ky regjim nuk ka të ardhme. Se kjo karabina e tyre është një ndërtesë e kalbur që pret vetëm shtytjen e mosbindjes civile të shqiptarëve.

Nuk ke shpresë Edi Rama.

Mashtrimet tua, trillimet e tua çdo ditë, po u vjen fundi.

Drita e të vërtetës, që frymëzon këta qytetarë, drita e të vërtetës që frymëzon çdo ditë e më shumë shqiptarët, do të verbojë, do të rrëzojë ty dhe regjimin tënd të drogës, krimit dhe korrupsionit”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1RamaTIMS

Lajme të lidhura

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Para
Vota e diasporës, Kongresmeni amerikan: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Vota e diasporës, Kongresmeni amerikan: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com