GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se PD nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta kapur protestën qytetare, që prej 38 ditësh kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, dhe as për ta përçarë atë.

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se deputetët apo anëtarë të PD kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë të thjeshtë pa asnjë simbol partiak.

“Qëndrimi ynë ndaj protestës ka qenë, protesta nuk është e jona. Nuk bëjmë asnjë përpjekje për të akaparuar atë, as për ta përçarë. Marrim pjesë në protestë me të gjithë mundësitë tonë me anëtarë dhe mbështetës pa asnjë simbol partiak, thjesht si qytetarë. Kanë marrë pjesë deputetët, por si qytetarë kanë marrë pjesë qindra dhe mijëra anëtarë dhe mbështetësit tanë”, tha kryedemokrati.

Po ashtu ai shprehu mbështetje për 5 kërkesat që kanë qytetarët, ku kryesorja është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se nuk janë dakord me ndonjë slogan që hidhet gjatë protestës, por theksoi se nuk kanë hapur polemika me qëllim që mos shpërqendrohet vëmendja e protestuesve.

“Kjo protestë është mbështetur për 5 pikat e saj. Ato kanë qenë pika që ne i kemi mbrojtur me protesta në parlament dhe kudo dhe ne i mbrojmë. Nuk kemi thirrur protestë tjetër për të mos shpërqendruar vëmendjen, interesin për këtë protestë madhështore të qytetarëve.

Nuk jemi dakord me ndonjë slogan, por nuk kemi hapur polemikë. Kemi vendosur të marrim pjesë pa hapur polemikë, sepse nuk duam që të shpërqendrohet asgjë nga protesta. Kjo është protesta e dytë më madhështore që ka njohur Shqipëria. Njoh edhe një tjetër, protestën për armët kimike, edhe ajo e jashtëzakonshme, ishte në tërësi e gjimnazistëve. Kështu që ne mbështesim protestën”, tha kreu i PD.

Etiketa: berishaKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macron, plagosen 18 persona pranë hotelit ku qëndroi presidenti francez

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macron, plagosen 18 persona pranë hotelit ku qëndroi presidenti francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n
Sport

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26

Situata nuk është aspak e qetë me Xhani Infantinon në krye të FIFA-s. UEFA prej kohësh tashmë kërkon largimin e...

Lexo më shumë
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com