GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macron, plagosen 18 persona pranë hotelit ku qëndroi presidenti francez

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macron, plagosen 18 persona pranë hotelit ku qëndroi presidenti francez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur pas dy shpërthimeve që tronditën qendrën e Damaskut në Siri, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në vend.

Sipas autoriteteve siriane, shpërthimet ndodhën pranë hotelit ku Macron kishte kaluar natën, ndërsa Pallati Elysee konfirmoi se vizita e liderit francez do të vijojë sipas planit.

Ngjarja ndodhi pak para se televizioni shtetëror sirian të njoftonte mbërritjen e Macron në pallatin presidencial, ku ai do të zhvillonte një takim me homologun e tij sirian Ahmed al-Sharaa.

Ministria e Brendshme e Sirisë bëri të ditur se mes të plagosurve janë edhe katër efektivë policie. Sipas raportimeve, shpërthimet u shkaktuan nga dy pajisje artizanale, njëra e vendosur brenda një makine të parkuar në rrugë dhe tjetra në një kosh plehrash.

Autoritetet thanë se pajisjet shpërthyen gjatë përgatitjeve për çmontimin e tyre.

Një burim sigurie i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se eksplozivët ishin vendosur pranë hotelit luksoz Four Seasons, ku presidenti francez kishte qëndruar gjatë natës.

Emmanuel Macron është lideri i parë perëndimor që viziton Sirinë pas rënies së sundimtarit afatgjatë Bashar al-Assad në vitin 2024.

Pavarësisht incidentit të sigurisë, autoritetet franceze kanë bërë të ditur se programi i vizitës do të vazhdojë.

Etiketa: MacronShperthimSirite plagosur

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Trump mbërrin në Turqi për Samitin e NATO-s, pritet takimi me Erdoganin

Trump mbërrin në Turqi për Samitin e NATO-s, pritet takimi me Erdoganin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza
Sport

Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza

23:29 - 26/11/26

Një mbrëmje me shumë gola dhe rezultate interesante në Europa League. Juventusi dhe Milani shënojnë nga katër gola, Leverkusen fiton...

Lexo më shumë
“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

“Do na fshijë historia”/ Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Shkopinj gome ndaj 17-vjeçarëve në shesh

22:57 - 26/11/26
Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

Ngjarja në IEVP Burrel/ Drejtoria e Burgjeve jep detaje: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin

22:13 - 26/11/26
Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com