GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rilindja urbane, projekti më i tmerrshëm për vjedhjet

13:06 - 10/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rilindja urbane, projekti më i tmerrshëm për vjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në bashkëbisedimin me qytetarët në median sociale se PD do i rikthehet projektit të investimeve në zonat rurale.

“Në vitin 205-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale. Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale. Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar.

Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve. Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve.

Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro. Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend.

Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar. Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë.

E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara. Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes. Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia.

Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë. Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen. Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri.

Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.

Kryeministri i ardhshëm nuk do shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro. Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi.

Mundësitë janë të mëdha nëse vendosim ligjin dhe qytetarin në epiqendër të qeverisjes,” tha kreu i PD.

 

Etiketa: berishaKryesore1rilindja urbane

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Arsenali gati të përfitojë nga kalendari i ngjeshur i rivalëve

Arsenali gati të përfitojë nga kalendari i ngjeshur i rivalëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Berat, ku një shtetas është plagosur me thikë pas një konflikti...

Lexo më shumë
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Mars 2026

07:40 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com