GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha sërish kundër Bashës: Nuk iki nga PD, pa u shprehur të gjithë anëtarët

21:10 - 13/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sërish kundër Bashës: Nuk iki nga PD, pa u shprehur të gjithë anëtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një dalje publike se ai është pjesë e grupit parlamentar të PD, pasi është çertifikuar nga KQZ.

“Data 10 ishte ditë historike për mua. Përpjekje e jashtëzakonshme për të cënuar për të marrë sovranitetin e parlamentit, për të diktuar kush do të hyjë në parlament dështoi plotësisht . Garantoj çdo shqiptar që në mënyrë absolute synimi im nuk ishte personi Sali Berisha por sovraniteti i vendit, që për aq kohë sa të jetë i lirë nuk duhet t’i diktojë askush se cilët persona duhet të futen në parlament. Jam anëtar i grupit të PD-së, pavarësisht nga burokracia. Ka një ligj që përcakton se kur deputeti nuk është anëtar i grupit. Jam anëtar sepse kam kandiduar si pjesë e PD-së dhe jo i pavarur. Së dyti KQZ mandatin e Sali Berishës e ka lëshuar si deputet anëtar i PD-së. Së treti z.Basha ka bërë një deklaratë publike duke dhunuar çdo nen të statutit të PD-së. Nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal si kryetar partie që Berisha për këtë shkak nuk duhet të jetë pjesë e grupit por ky vendim është nul e bojë nëse nuk vlerësohet minimumi në këshillin kombëtar të PD-së, ku ai duhej të miratohej me 2/3 siç thotë statuti i PD-së. Deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD, jua them me fakte dhe sinqeritet, është në krizë të thellë dhe rrezik të madh”- tha Berisha.

Lideri historik i partisë demokratike, paralajmëroi se do të filloj foltoret vetëm e vetëm që të mos lejoj përçarjen e partisë, ku do të diskutohet e ardhmja dhe drejtimi i kësaj partie.
“Kam kërkuar që partia të mos merret me ‘non grata’ nuk doja ta ngjallja këtë debat, por në këto kushte unë nuk dua kurrë që PD-ja nga ky zhvillim të dëmtohet.
Do bëj cdo gjë dhe do ua demonstroj që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe me kushtin me të thjeshtë , që të shprehen antarët me votën e tyre.
Nuk ka gjë që e shëron këtë përcarje përvecse kjo.
Lëvzija ime mbyllet ashtu sic voton antarsia nuk kam këtrë qëllim, por vetëm ta shpëtoj PD nga një situatë tejet e rënde nga një vendim i paimagjinueshëm
Do bëj gjithcka për të mos lejuar zvogëlimin e partisë, do filloj foltoret me antërësinë vetëm me këtë qëllim” – tha Berisha.

Etiketa: berishaGIJOTINAPD

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit
Aktualitet

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’
Aktualitet

Malltezi poston videon: “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun

10:50 - 24/02/26
Para
Koeman: Sfida me Bajernin është test force për ne

Koeman: Sfida me Bajernin është test force për ne

TË FUNDIT

‘…Nëse Rama do të ftonte për t’u bërë ministër?’ Noizy: Po, 100% do ta bëja
Aktualitet

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy

12:21 - 24/02/26

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e...

Lexo më shumë
12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën

12:15 - 24/02/26
30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd: Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë

11:59 - 24/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com