GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha shpall “luftë” për votën: Zgjedhjet farsë elektorale dhe masakër, do i faktojmë para ndërkombëtarëve

14:49 - 14/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha shpall “luftë” për votën: Zgjedhjet farsë elektorale dhe masakër, do i faktojmë para ndërkombëtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sërish në një konferencë për mediat, ku ka intensifikuar retorikën kritike ndaj zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, duke i cilësuar ato si një “farsë elektorale” dhe “masakër zgjedhore” të orkestruar nga qeveria. Gjithashtu, kryedemokrati ka shpallur nisjen e një “lufte” për mbrojtjen e votës. Berisha deklaroi se çdo orë po dalin “fakte dhe dokumente shkatërrimtare” që e vërtetojnë këtë.

Berisha shprehu vlerësimin e tij për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës, të cilët, sipas tij, po kryejnë detyrën “në kushtet e një presioni të gjithëanshëm, në kufijtë e një terrorizmi shtetëror”. Ai i ftoi ata të vazhdojnë punën gjer në fund, duke e cilësuar këtë si mënyrën më të mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve dhe për të “faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë” të 11 Majit.

Në vlerësimin e tij për raportet paraprake ndërkombëtare, përfshirë misionin e OSBE-ODIHR, Berisha tha se ato “defakto në parimin më themelor ndërkombëtar dhe kombëtar të zgjedhjeve, atë të barazisë së palëve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet”. Megjithatë, ai theksoi se problemet ishin edhe më të rënda, duke përmendur sërish kapjen e zgjedhjeve nga “organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit”, të cilat, sipas tij, janë bërë “pengmarrës të demokracisë” me ndihmën e Edi Ramës. Ai përsëriti paralajmërimin se këto organizata do të shpallen terroriste nën një qeverisje të PD.

Berisha dënoi me forcë atë që ai e quajti “terror policesk” ndaj numëruesve dhe komisionerëve të PD, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina, arrestimin e të cilit e cilësoi si “një kurth policesk”. Ai dënoi gjithashtu “aktet e tjera të falangave të krimit” ndaj opozitarëve që kanë dorëzuar dokumente mbi “dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve”.

Kryetari i PD-së theksoi se Partia Demokratike dhe opozita po përgatiten për “luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve”. Ai shprehu bindjen se “asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës”.

Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të paraqesë faktet dhe dokumentet e asaj që ai e quan “farsa elektorale” pranë kancelarive europiane, Senatit, Kongresit dhe administratës së SHBA-së. Ai theksoi se kanë “më shumë se kurrë fakte dhe dokumente” dhe do të kenë “paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme” me aktorët ndërkombëtarë.

Ai e krahasoi të vërtetën me një diamant që “shndërrim” pavarësisht përpjekjeve për ta nxirë, duke shprehur besimin se opozita do të fitojë si në të kaluarën dhe se nuk ka mision më të shenjtë se “t’i dalim zot të drejtës themelore të shenjtë të qytetarëve shqiptarëve për të votuar të lirë”. Sipas Berishës, “narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu”.

Etiketa: berishaKryesore1PDSali Berishazgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Pas Shkodrës, SPAK e BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore

Pas Shkodrës, SPAK e BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com