GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha “shpërthen” ndaj SPAK: Ja si ‘Damani’ mbron Rama-Veliaj te inceneratori i Tiranës

19:24 - 13/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha “shpërthen” ndaj SPAK: Ja si ‘Damani’ mbron Rama-Veliaj te inceneratori i Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e së shtunës se Edi Rama, me Erion Veliajn janë dy autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit, inceneratorit të Tiranës. Por me një gjuhë të ashpër, Berisha ka akuzuar edhe SPAK, të cilin e quajti një nga grupet më kriminale në historinë e vendit.

Në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, Berisha tha se paratë e qytetarëve, për të mbuluar këtë vjedhje të tmerrshme, u shpërndanë në fusha dhe institucione të tjera.

“U vodhën qindra e qindra milionë dhe iu shpërndanë medieve, Bolinove, Blushit dhe shumë hajdutëve të tjerë, të cilët këndonin në mediat e tyre këngën e vjedhjes së shekullit dhe mashtronin qytetarët.

Përllogaritjet e sakta të specialistëve të pavarur, por edhe atyre të PD,  kanë treguar se me djegësin e Tiranës, taksapaguesit e Tiranës, Krujës, Kavajës, Durrësit, do paguanin në 30 vite 930 milionë euro, pra rreth 1 miliard euro.

Por, kjo vjedhje gjigante, kjo organizatë kriminale gjigante, ka përdorur dhe po përdor si mburojë, organizatën tjetër kriminale, Skapin e partisë, i cili përbën sot një nga grupet më kriminale në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Në vijim të akuzave ndaj SPAK, Berisha tha “çfarë bëri Damani i Skapit për të mbrojtur Edi Ramën? Ky kriminel e copëzoi hetimin në dhjetëra hetime e aferës së djegësve. Ky kriminel që është shndërruar në mburojë kryesore të vjedhjes së shekullit, i ndau copë-copë hetimet”.

“Kërkon të paraqesë Kokën për Edi Ramën, kërkon të paraqesë Arben Ahmetajn për Edi Ramën. Bën gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën.

Damani i Skapit përveç kësaj nuk merret me procedurën, por merret me Taulantin, merret me Simixhiun.

Afera 1-miliardëshe sot ka falë Damanit vetëm dy drejtorë të bashkisë të prangosur.

Po pse nuk merret Damani? Pse zgjodhi këtë rrugë Damani i Skapit?

Zgjodhi këtë rrugë sepse po të merrej me procedurën, të gjitha fijet, të gjitha lidhjet të çojnë te Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj, ministrat.

Ja pra se si ky shërbëtor besnik i Edi Ramës shkelmon mbi interesat tuaja, shkelmon mbi taksat tuaja, ndërkohë që fëmijët tuaj ikin dhe marrin rrugët e dheut. Ndërkohë të tjerë kërkojnë ushqim te koshat e plehrave.

Damani bëhet mburojë për Edi Ramën, kryeautorin e vjedhjes së shekullit.

Flakët e inceneratorit po djegin shtetin e mafies. Edi Rama, duhet ta dish se nuk ka Daman që të bën derman.

I them Damanit, ti që vërtitesh në zyrë dhe merr peng gazetarë për të mbrojtur Edi Ramën, po kryen një krim monstruoz duke përjashtuar procudurën.

Arben Ahmetaj njoftohet dhe ikën, kurse gjobëvënësi që publikoi faturat, hyn dhe del si ndërlidhës midis dhe Damanit dhe Surrelit. Midis Surrelit dhe Damanit.

Djegësat janë afera e shekullit. Atë do e gjykoni vetëm ju, do e gjykojnë qytetarët shqiptarë.

Sepse nëse ne presim që Erion Veliajn ta gjykojë Arben Kraja, ish-kaleci i policisë sekrete të Enver Hoxhës, ne bëhemi qesharakë, ne mashtrojmë”, tha Berisha.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Video-2024-01-13-at-7.07.03-PM.mp4

 

Etiketa: berishaKryesore1RamaSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu
Aktualitet

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu

18:17 - 28/12/25
Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qafë Thanë, arrestohet 31-vjeçari

17:39 - 28/12/25
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Para
Flet për stisje e bërryla, thumbimet e Albana Osmanit për Arbanën?!

Flet për stisje e bërryla, thumbimet e Albana Osmanit për Arbanën?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson
Breaking Views

Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson

23:07 - 28/12/25

Interi vazhdon të jetë macja e zezë e Atalantës. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu arriti të fitojë këtë përballje...

Lexo më shumë
Zgjedhjet/ Kurti shpall fitoren: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar

Zgjedhjet/ Kurti shpall fitoren: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar

22:51 - 28/12/25
Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

Vetëvendosja me 50% të votave, drejt bërjes vetëm të qeverisë, kreu i LDK uron Kurtin dhe paralajmëron dorëheqjen

22:39 - 28/12/25
“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

“Poshtë qeveria!”, dalin pamjet e protestës së qytetarëve, prishin festën e Bashkisë së Vlorës

22:21 - 28/12/25
Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video)

21:57 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com