GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri

15:10 - 07/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimin e tyre për arrestimin e drejtorëve të bashkisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se “Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri”.

Sipas Berishës, fakti që kryeministri Edi Rama reagoi shpejt pas deklaratës së Veliajt, tregon se “Veliaj i diktoi Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej më”.

“Shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes të Edi Ramës ndaj Erion Velisë dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej me.

Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Velinë duhet të miratontnte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Velisë dhe t’i pranonte ata jo si mëkatar që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi”, shkruan Berisha.

Reagimi i Sali Berishes

Shqipëria gdhiu sot me një kryeministër të ri.

Të dashur miq, çdo ditë dhe çdo javë opozita dhe mediat denoncojnë vjedhje mbas vjedhje nga qeveritarët qendror dhe lokal dhe piramida e tyre e hajnisë.

Por dje u shpërfaq para shqiptarëve, më e shëmtuar se kurrë, fytyra e vërtetë e Republikës së vjedhësve. Dje ndeshja midis kryebalozit të zi të vjedhjve të qeverisë Edi Rama dhe kryebalozit të zi të vjedhjve të Bashkisë Erion Velia u fitua 100% sapo filloi raundi i parë nga Lali Vjedhësi.

Në daljen e tij publike kundër Edi Ramës dhe skapit të kontrolluar prej tij Erion Veliaj me qedrimin e tij:

-Së pari mbrojti drejtorët e tij hajdutë me të cilët ka vendosur modelin e vjedhjes 100% të dhjetra milionë euro në prokurime publike. Ai nuk u tha atyre se keni ngrënë fiq prapa shpinës time, por i shpalli ata si kolegë heronj të vërtetë të tij dhe qytetitit të Tiranës dhe vetëkuptohet si viktima të Skapit të kontrolluar nga Edi Rama.

-Së dyti me daljen e tij terrorizuese për Edi Ramën, Veliaj pasi paraqiti si heronjtë e tij dhe viktima të spakut kolegët e tij, shkoi direkt te Edi Rama, i ra kokës atij me Arben Ahmetaj, zëvendësi më i ngushtë dhe në arrati i Edi Ramës. Jo të gjithë e kuptuan se pse Veliaj zgjodhi Arben Ahmetajn për të kërcënuar Ramën.

Gjykuar nga efekti kapitullant që pati mbi Ramën sulmi me Arben Ahmetajn, arsyeja pse Veliaj zgjodhi pikërisht Ahmetajn qëndron në dekleratën e këtij të fundit se ‘njerëzit do llahtarisen kur të mësojnë të vërtetat për djegësin e Tiranës’. Pra del qartë se të vërtetat llahtarisëse që dinë Arben Ahnetaj për Ramën i din madje dhe më në thellësi Lali Vjedhësi i cili deri sot ka zhdukur 100% të 130 milionë euro para të paguara nga Edi Rama të taksapaguesve shqiptarë për sipërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranën që sot pas gjashtë viteve nuk ka nam as nishan.

Por përveç llahtarisjes me djegësin e Tiranës, Veliaj din edhe llahtarisje të tjera për Ramën si 30% e tij në çdo kullë të Tiranës dhe tjetërsimin, vjedhjet me klientelën e tij të pronave dhe objekteve që shkojnë qindra milion euro.

Prandaj si kurrë, kurrë ndonjëherë më parë në më pak se 1 orë Edi Rama i përgjigjet me përgjerim dhe përulësi dhe vetëposhtërim absolut, me çarçaf të bardhë dhe me kapitullim total sulmit të koduar të Erion Velisë duke deklaruar se jo vetëm ishte dakord me çdo fjalë, por dhe me çdo presje të Erionit. Çfarë do të thotë në kod se do lëpish edhe presjet e mia.

Shpejtësia e rrufeshme e përgjigjes të Edi Ramës ndaj Erion Velisë dëshmon se ishte Veliaj ai që në mënyrë ultimative i kishte diktuar Ramës afatin kohor të përgjigjes publike jashtë të cilit Rama nuk do mund të përgjigjej me.

Por po kaq poshtërues dhe i pamëshirë ishte teksti që lexoi Edi Rama në të cilin ai peng i bashkëvjedhjeve të mëdha me Velinë duhet të miratontnte 100% dhe pa i hequr një presje sikur të ishin fjalë profeti, sulmin që i bëri Veliaj për arrestimin nga Rama të heronjve bashkëvjedhësve të Velisë dhe t’i pranonte ata jo si mëkatar që kanë ngrënë fiq pas shpinës së Lali Vjedhësit, por si heronj edhe të tij dhe t’i egzoneronte pa shkuar në Gjykatë nga çdo keqbërje dhe përgjegjësi.

Me këtë zhvillim dramatik që sot Shqipëria de facto ka një kryeminister të ri, vjedhësin 100% të fondeve publike, Erion Veliajn.

O sot o kurrë! #sb

Etiketa: berishaEdi RamaErion VeliajSali Berisha

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Skadon armëpushimi i përkohshëm, rinis lufta Izrael–Hamas

Lufta në Gaza hyn në muajin e shtatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com