GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Strategjia e opozitës, vendimi merret me 2 dhjetor

18:38 - 29/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Strategjia e opozitës, vendimi merret me 2 dhjetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të PD-së, tha se beteja e nisur në parlament si asnjëherë tjetër në këto 32 vite, ka të bëjë me sovranitetin e popullit.

“Sovraniteti i brendshëm është një dhe vetëm një, fuqia e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Është fuqia që Kushtetuta e vendit, u jep qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e vet”, tha Berisha.

DSuke iu referuar mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 2 dhjetor, Berisha u shpreh se do të diskutohet për të përcaktuar qëndrimet në betejën jetike të nisur, për demokracinë në Shqipëri.

“Kuvendi Kombëtar pra mblidhet në këtë situatë, për të përcaktuar qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit.

Kjo qëndresë që bëjnë 43 deputetë, në emër të qytetarëve që përfaqësojnë, kjo qëndresë, me të njëjtën forcë, me të njëjtin qëllim, bllokimin e një pushteti të paligjshëm, bllokimin e një pushteti të paligjshëm në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo hallkë të tij, është detyra jonë më imediate.

Ua them ju këtu dhe ua them të gjithë demokratëve, të gjithë shqiptarëve, pas Enver Hoxhës nuk kemi pasur kurrë një armik kaq të egër të pluralizmit politik, të sovranitetit të brendshëm të vendit.

Një armik që pasi ka marrë, siç e dini ju, të gjitha pushtetet, tani shtriu dorën e tij në zemër të marrë edhe pushtetin e fundit që nuk kishte marrë, pushtetin e opozitës. Apo që e kishte de facto, por i doli jashtë kontrollit, pushtetin e opozitës.

Ato për çka luftojmë ne në parlament, janë një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit.

Çfarë është grushti i shtetit brenda shtetit? Është kur një degë e pushtetit merr pushtetin e degëve të tjera”, tha Berisha.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se i ka marrë pushtetin e gjyqësorit, ka marrë të gjitha pushtetet, por në fund ky u vërsul kundër opozitës, të asgjësojë opozitën për pushtetin e tij.

“Edhe njëherë, të drejtat kushtetuese në Kushtetutë për deputetët, nuk janë personale të tyret, janë të drejta të parlamentit, të tempullit, të institucionit qendror në një republikë parlamentare.

Pra, jemi në kushtet kur ky nuk e lejon parlamentin të ngrejë komisione hetimore parlamentare. Të ushtrojë apo të ushtrohet sovraniteti i qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre.

Ky i cakton opozitës se cilin do ketë përfaqësues në komisionet e parlamentit. Ky i fut në sirtar të gjitha nismat legjislative të deputetëve të opozitës.

Ky u kufizon lirisë, i heq lirinë kryetarit të PD, me gjykatës mercenarë, duke marrë kështu pushtetin e Kushtetutës për qëllimet e tij.

Pra, jemi në një situatë që nuk ka ekzistuar kurrë që nga viti 1990 gjer sot.

Ka një rikthim të plotë të diktaturës, kësaj radhe kjo jo me ideologji marksiste-leniniste, por kësaj radhe me bandat. Kush ia numëroi votat Shkodrës, Mamurrasit, Lezhës, Durrësit, Elbasanit, Lushnjes e me radhë?

Kuvendi Kombëtar pra mblidhet në këtë situatë, për të përcaktuar qëndrimet e PD-së në këtë betejë jetike për shpëtimin e vendit”, u shpreh Berisha.

Në vijim ai tha se opozita ka qëndruar dhe do qëndrojë, dhe nuk do të largohet nga Parlamenti.

Etiketa: berishaKryesore1kryetaret e degeve

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Berisha: Në Shqipëri nuk do ketë paqe, do nisim mosbindjen civile

Berisha: Në Shqipëri nuk do ketë paqe, do nisim mosbindjen civile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com