Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e quan opozitën kënetë.
Berisha është shprehur se prej dy muajsh Rama nuk guxon të shkelë në parlament pasi mëkatet dhe krimet e kanë kapluar nga të gjitha anët.
Lideri i opoziës i ka kërkuar të dalë përballë dhe të mos lërë papagallin e tij të flasë pas shpine, duke iu referuar Taulant Ballës.
“Pa ardhur padrinoja këtu sepse ka 2 muaj që nuk guxon të shkelë në parlament, ka dy muaj që flet me veten çdo mëngjes, sy në sy monolog dhe nuk takon dot një gazetar. Për arsye se mëkatet dhe krimet e kanë kapluar nga të gjitha anët.
Dhe tani thotë, Edi të thonë që je hajdut, por unë nuk jam hajdut, edhe fillon e thotë se, pse unë nuk kam vjedhur, se jam 2 metra i gjatë dhe thotë, ti je i pashpirt, jo unë jam me shpirt se u ktheva nga Parisi kur ndodhi fatkeqësia. Dhe çfarë nuk thotë, e futet në zhaba, zhapinj e hardhucë.
Por dje ua tha ju, armiq që punoni pas shpine. Për kë e kishte, më thoni mua. Për mua nuk e kishte se unë i dal përballë, për ju e kishte. Po. Prandaj thirreni këtu, mos e lejë këtë papagallin mbrapa të flasë për të, se ky është, ç’e pyet si është ky. I kam paraqitur unë në parlament të gjitha, dosjen e tij. Do ta paraqes vazhdimisht. Thirre, bëj një akt, të kërkon populli thuaj në parlament me të. Nuk vjen dot.
Unë edhe njëherë zotohem para shqiptarëve se, ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria e ëndrrës së djemve dhe vajzave të tyre, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë. Se brenda 3 muajve do të përmbyset shpërndarja e buxhetit. Do të ju shkojë në radhë të parë, tek ata që vuajnë, numërojnë këfshatën.
Tek ata që nuk blejnë dot ilaçet. Merr fund ajo.Do të shkojnë paratë për shkolla, kopshte, spitale, për të sëmurët, për ilaçe.Do të detaksohen ushqimet e të gjithë atyre që janë në nevojë. Do vendoset minimumi jetik 200 euro. Rroga minimale 500 euro.
Rroga mesatare 1200 euro. Edhe do dalë të thotë ai, se kjo është katastrofë. Se po të rritet pensioni minimal Shqipëria përmbyset. Shqipëria nuk pëson asgjë, Shqipëria bëhet më e drejtë, më e ndershme, më fisnike dhe ne do ta bëjmë atë”, tha Berisha.
Discussion about this post