GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha thirrje Veliajt: Mos i provoko qytetarët, por jep dorëheqje

20:45 - 27/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Për të vjedhur, Veliaj ka prishur më shumë shtëpi e pallate se sa tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të mos guxojë të futet në bashki.

Ai i kërkoi kryebashkiakut që të mos i provokojë qytetarët, por të japë dorëheqje.

Pjesë nga fjala:

Erion Veliaj, mos guxo të futesh nesër në bashki.

Mos i provoko qytetarët. Jep dorëheqje dhe largohu.

Se hajdut si ti nuk ka njohur histori dhe vendi.

Thuaju pak qytetarëve të Tiranës pse duhej t’ia kaloje ndërmarrjen publike të mbetjeve privatit?

Si mundet t’i jepje asaj, 3R-së dhe kushëririt të Redi Mollës tokë për landfill pa vendim të Këshillit Bashkiak?

Kur ua dhe këtyre, Erion pse nuk e bëre me tender, por ua dhe nën dorë?

Hajdut si ti nuk ka parë toka.

Po marrëveshjen me Miloranzin e Veronës apo u bëre më këtë rast anëtar i Ndraghetës?

Eko-Tiranën ia shite kompanisë së inceneratorit. Mashtrove publikisht se ka vendosur Këshilli për të financuar inceneratorin, në një kohë kur Këshilli nuk ishte mbledhur kurrë.

E kujt është ndërmarrja o hajdut që merr përsipër dhe paguan edhe paratë e Rakip Sulit?

Heq fondin e arsimit dhe paguan 6 milionë euro për Bashkinë e Kamzës?

Është e jotja, ndryshe nuk do e bëje kurrë një akt të tillë.

Po për ty nuk ka ligj, ti i ke futur në thes me Zaman, me Krajë e të gjithë me radhë.

Po 8 pikët që i dhe kompanisë tënde me Edi Ramën, pa u themeluar akoma?

Në fund të fundit, ti je pronari i inceneratorit që gllabëroi 135 milionë euro gjer sot dhe nuk ekziston gjurmë, nam apo nishan se i vodhe ti me Edi Ramën.

Erion Veliaj, në dhjetëra e dhjetëra tendera vodhe 100 përqind shumën e prokurimeve me kompaninë tënde 5D. Paratë e vjedhura i shndërrove në hotele luksoze me 5 yje, në Durrës, Himarë, Dhërmi.

Në pallate 10-katëshe në Tiranë.

I fshehe në kontot bankare.

Po paratë e pyllit vertikal me 1 milion pemë, ku i ke?

Ose të shkulim nga rrënjët këtë racë hajdutësh ose Shqipëria nuk ka të ardhme.

Ndaj dhe nesër, me armën e fuqishme të zemërimit popullor, me mosbindjen civile, të gjithë në betejë, të gjithë në sulm.

Të gjithë për fitoren.

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Para
Berisha: Teatri Kombëtar mbetet objektiv madhor, do e rindërtojmë siç ishte dhe ku ishte

Berisha: Me një gjethe fiku Rama do të mashtrojë shqiptarët se hoqën dorë nga vjedhja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26

Kryeministri i Senegalit, Ousmane Sonko, ka paraqitur një projektligj që mund të dyfishojë dënimin maksimal për marrëdhëniet mes personave të...

Lexo më shumë
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com