GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha tregon si u montua procesi ndaj Salianjit, i përfshirë Ardi Veliu

11:33 - 04/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha tregon si u montua procesi ndaj Salianjit, i përfshirë Ardi Veliu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë në deklaratë për mediat në mbështetje të deputetit demokrat Ervin Salianji, ndaj të cilit pritet të zhvillohet sot seanca gjyqësore për skandalin “Babale”.

Berisha tha se Agron Xhafaj u nis në Itali për të vuajtur dënimin dhe një ditë më pas nisi montimi i procesit ndaj Salianjit dhe gazetarit Olldashi ku akuzoi si të implikuar dhe ish drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.

Ai denoncoi dhe gjykatësin Artan Gjermeni që dha vendimin në shkallën e parë, duke e cilësuar kriminel që fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove.

“Me një skenar që do të kishin lakmi dhe superfilmat për mafien, Geron Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë. Bën padi kundër gazetarit dhe Ervin Salianjit sepse i njollosën pastërtinë e tij dhe të nesërmen në 6 të mëngjesit prokurorët politikë për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal e nisën për në Itali. E nisën për të vuajtur dënimin në Itali. Në 6 të mëngjesit. Një ditë më vonë fillon montimi i shpifur, i turpshëm, manipulimi me mënyrat më të vjetra të policisë sekrete për të deformuar realitetin, në këtë akt kriminal, janë të implikuar direkt Ardi Veliu, famëziu Nushi që është në arrest sot. Janë të implikuar punonjës të SHISH, të cilët njëlloj si të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës sapo morën vesh se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelmuan mbi detyrën dhe ligjin, deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit, deklaratë të cilën e hodhi poshtë si të turpshme, laboratori i zërit në Britaninë e Madhe. Mbi montimet e një dëshmitari të rremë, famozit Fred Alizoti nisi procesi ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi. Po cili ishte gjykatësi që dha në shkallën e parë dënimin? Ai ishte një kriminel i mirëfilltë, një trafikant, një anëtar i bandës së Lushnjës që Rakipët dhe Sadushët e drejtësisë e kishin zgjedhur dhe në bordin e shkollës së magjistraturës. Ai ishte Artan Gjermani, po u lexoj pse unë e quaj kriminel, sepse ai është implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë të inkriminuar për në SHBA. Ai është denoncuar në mënyrë përsëritur nga këta qytetarë nga SHBA-të sepse ai fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishaSalianji

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Bashkia harron kanalizimet në Lushnjë, banorët: Kundërmon erë, do marrim infeksione

Bashkia harron kanalizimet në Lushnjë, banorët: Kundërmon erë, do marrim infeksione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com