GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha u drejtohet emigrantëve në Greqi: Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë në një diktaturë të re

19:54 - 28/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha u drejtohet emigrantëve në Greqi: Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë në një diktaturë të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me bashkëkombasit në Greqi, në kuadër të 112 vjetorit të Pavarësisë.

‘Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë në një diktaturë të re, por ne jemi në këmbë për t’u përballur me të’, theksoi Berisha.

Berisha: Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë, Ditën e Flamurit.

Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush për praninë tuaj në këtë takim. Falënderoj organizatorët dhe të dërguarit e PD-së që janë sot të pranishëm në takimin me ju.

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para.

Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.

Është një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.

Është një diktaturë që bazohet në rikthimin në Shqipëri të arrestimit dhe burgjeve të kundërshtarëve politikë.

Në shndërrimin e proceseve zgjedhore në një farsë zgjedhore.

Në kontrollin e plotë të ekonomisë, medies dhe shoqërisë.

Pra, është një diktaturë që bazohet në shkelmimin e ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo formë diktaturë, e panjohur ndonjëherë në Europë, por e njohur rëndom në Amerikën Latine dhe në vende të tjera të Afrikës, është forma e diktaturës që nuk zbaton asnjë rregull, asnjë ligj, ndaj studiuesit e kanë cilësuar si formën më të keqe të diktaturave.

Por, si çdo diktaturë, edhe kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë.

Ndaj dhe ne jemi në këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë.

Thashë dhe njëherë, nuk njeh ligje, Kushtetuta, rregulla dhe parime, njeh vetëm interesa mafioze të padrinos apo të kryeministrit që kontrollon çdo pushtet në Shqipëri.

Ne jemi Parti Demokratike, ne jemi parti jo e dhunës, ne jemi parti e vlerave, mosbindjes civile, votës së lirë.

Rruga që kemi nisur është rruga drejt fitores.

Hapa shumë të mëdha janë bërë, ishim forca politike, padrejtësisht më e izoluar në Europë, megjithëse mbronim vlerat më të çmuara evropiane në vendin tonë, por ne nuk u tërhoqëm.

Ne vazhduam të bindur se po mbrojmë jo vetëm vlera për shqiptarët, specifike, por dhe për të tjerët. Dhe sot mblidhemi në një kohë kur kemi marrë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare në tërë ekzistencën tonë.

Sot regjimi i Tiranës është ndëshkuar ndërkombëtar nga partitë e qendrës së djathtë, sa asnjë regjim tjetër, pas atij të Koresë së Veriut dhe ndonjë diktature tjetër.

Por sot të gjitha këto janë frymëzim dhe kushtrim për ne. Të vazhdojmë sepse e vërteta është, jemi shpresa e fundit dhe kurrë historia nuk do të na falë, nëqoftëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë.

Kam shumë besim, jam besimplotë që ne do të realizojmë qëllimet tona. Kjo ditë po të rikthehesh 112 vjet më parë, me vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilën Ismail Bej Vlora dhe bashkëpunëtorët e tij, guxuan, ndërkohë që i përkrahte vetëm një shtet në botë, kundër të gjithëve të ngrejë flamurin e Skënderbeut në Vlorë.

Në rast se i rikujtojmë trashëgimninë tonë, luftërat e Skënderbeut ndër më të pabarabartat asgjë nuk mund të na pengojë ne, për të arkivuar Edi Ramën në analet e turpit të historisë dhe të regjimit të tij dhe për të rikthyer shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin, fitoren e opozitës.

Edhe njëherë gëzuar Ditën e Flamurit.

Është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria në Vazon 3, ja procedura dhe data

Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria në Vazon 3, ja procedura dhe data

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com