GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Veliaj duhej të ishte dënuar me 30 vite burg. Pagoi prokurorin pas vrasjes së Ardit Gjoklajt

22:14 - 04/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Veliaj duhej të ishte dënuar me 30 vite burg. Pagoi prokurorin pas vrasjes së Ardit Gjoklajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taksat e qytetarëve shndërrohen në hotele, resorte turistike, konto bankare të fshehta, pallat shumë e shumëkatëshe, pasuri përrallore për një bandë”.

 

Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin e sotëm, teksa SPAK zbuloi një hotel tjetër të organizatës “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku bëhet fjalë për një hotel në Potam, ku 40% të aksioneve janë në emër të Sokol Tushës, vëllai i ish-drejtorit të Veliajt, Taulant Tushës.

 

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj ka korruptuar prokurorin që të mbyllë vdekjen tragjike të Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës dhe për këtë ngjarje të rëndë nuk bëri askush burg.

 

Sipas Berishës, për skandalet dhe krimet që janë kryer Erion Veliaj do të duhet të dënohet së paku me 30 vite burg.

 

Sali Berisha: Çdo ditë dalin në ekran pallate, hotele, resorte turistike të këtyre qeveritarëve hajdutë. Pak kohë më parë doli hoteli me 5 yje i Erion Veliajt dhe Redi Mollës në Durrës. Mbrapa doli hoteli i tyre në Dhërmi, i Tivarit dhe Veliajt. Dhe dy ditë më parë doli në Potam hoteli i Taulant Tushës dhe Erion Veliajt me emër të vëllait të Taulant Tushës. O qytetarë, vëllezër, motra, po në qoftë se ne nuk u dalim zot parave që i japim shtetit për shërbime ndaj nesh, për rroga dhe pensione, për fëmijët tanë, për rrugët tona, për shërbimet ndaj nesh, ne nuk meritojmë lirinë. Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi, të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka. Me një revoltë që nuk ka forcë në botë që ta mposhtë. Të ngrihemi miqtë e mi se në qoftë se ka shqiptarë që numërojnë kafshatën, në qoftë se ka shqiptarë që blejnë me lista, në qoftë se pensionistët tanë nuk blejnë dot ilaçet, në qoftë se të sëmurët tanë nuk mjekohen dot, kjo vetëm e vetëm se taksat e tyre shndërrohen në hotele, resorte turistike, konto bankare të fshehta, pallat shumë e shumëkatëshe, pasuri përrallore për një bandë. Erion Veliaj është simboli më i shëmtuar, më i shpërfytyruar i hajnit që nuk ka asnjë nanogram moral njerëzor.

Këto ditë na doli se më 15 dhjetor të vitit 2015, Erion Veliaj në kundërshtim me të gjitha rregullat, pa pyetur këshill, firmos ndërmarrjen publike t’ia japë privatit. Tokën publike t’ia japë privatit. Po cilit privat? Redi Mollës, drejtorit në emër të kushërirës së tij. Po çfarë duhet të bëjë më shumë ky ndaj nesh? Dhe kur ndodhi vrasja mafioze tragjike shtetërore e Ardit Gjoklajt, se mafiozët tentuan të fshehin në plehra kufomën e të ndjerit, adoleshentit, e dini se ç’bëri Erion Veliaj? Pagoi prokurorin dhe sot për shpirtin e Gjoklajt, familjarët e tyre nuk ka njeri që vuan një ditë dënim paçka se ai ishte marrë në punë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull. Erion Veliaj çon ndërmarrjen për të vazhduar vjedhjen në Këlcyrë tek famëzi Vladimir Fezgo. Në Këlcyrë.

 

Dhe lidhet nëpërmjet tij me bosin e mafies të Venetos, Miloranzi. Krijon ndërmarrjen Eco Tirana me në krye Arbër Biftekun, një hajdut ndërkombëtar, Maznikun. Nënkryetarin që porosiste biftekun 1 mijë euro. A durohen këta mor miqtë e mi? A mund të pranohen këta më tutje? Dhe pastaj, pasi merrte leksionet e Miloranzit, kalonte dhe shiste Eco Tiranën te inceneratori i tij. Erion Veliaj duhej të ishte së paku i dënuar me 30 vite burg. Por ai falë një bande kriminale në Skapin e partisë, në Skrapin e partisë, jo që nuk u akuzua, por deri para protestës suaj ët fuqishme, nuk u thirr kurrë për t’u marrë në pyetje për të gjitha këto krime sa askush tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë.

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
“Jam Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Si ra biznesmeni pre e mashtrimit: I dhashë çantën me para një…

“Jam Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Si ra biznesmeni pre e mashtrimit: I dhashë çantën me para një…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com