GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Beshiktash tepër i fortë, Tirana eliminohet nga Europa

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Beshiktash tepër i fortë, Tirana eliminohet nga Europa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana nuk ja ka dalë mbanë që të bëjë një kthim të rezultatit të përgjithshëm, duke u mposhtur edhe në takimin e kthimit, përballë Beshiktash të Stambollit me shifrat 2-0.

Bardhezinjtë turq, treguan edhe një herë tjetër, se janë shumë më lart se skuadrat shqiptare, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim, kualifikimin për në turin tjetër të Conference League.

Tirana nga ana e saj, krijoi disa raste për gol në fillimin e ndeshjes, port mbrojtja e të besuarve të Gunesh, ishte e vëmendshme përballë sulmeve të vendasve.

E vetmja gjë që ra, më shumë, në sy, nga gjithçka që ndodhi sonte, ishte fakti që takimi nisi me disa minuta vonesë, për arsye të sherrit mes dy tifozërive.

Pjesa e parë ishte e ekulibruar përsa i përket rezultatit, me të dyja skuadrat që I mbyllën 45 minutat e para, me shifrat 0-0.

Në pjesën e dytë, pak lodhja fizike si dhe nevoja për të realizuar e Tiranës, bënë që ekulibrat të prisheshin, në favor të Beshiktash. Në minutën e 57’, nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare, Amartey dërgoi në avantazh klubin tur, duke goditur saktë me kokë.

Ky gol ishte si një sentencë për Tiranën, e cila pavarësisht avantazhit numerik (kartoni i kuq për Masuaku në minutën 66’), nuk arriti që të barazonte shifrat.

Për të mbyllur historinë e takimit, mendoi ish-lojtari i Al-Nassr, Vinsent Abubakar, i cili, në minutën e 75’, realizoi një gol shumë të bukur, falë një goditje në ajër.

Me këtë fitore, Beshiktash, kualifikohet në turin e tretë kualifikues të Conference League, ndërsa Tirana, i jep lamtumirën kupave europiane, duhet thënë ama se kundërshtari që i qëlloi përballë bardhebluve ishte i një niveli elitar, ndryshe nga ekipe si Atletik Eskaldes apo Valmiera.

Tashmë, Shehi dhe skuadra e tij duhet të fokusohen te fillimi I Kampionatit, ku takimin e parë e kanë përballë Dinamos./m.b /gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Tirana

Lajme të lidhura

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë
Aktualitet

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

15:01 - 03/11/26
Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma
Sport

Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma

11:31 - 03/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi
Breaking Views

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Para
Drita dhuron spektakël, por eliminohet në “Fadil Vokrri”

Drita dhuron spektakël, por eliminohet në “Fadil Vokrri”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë
Aktualitet

Incident në Bazën Ajrore në Kuçovë: Një ushtar në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë

19:34 - 03/11/26

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku një ushtar i Forcave të...

Lexo më shumë
Aktivisti Hasimja: Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Spiropalit kryeministre, zgjidhja për të qetësuar protestat

Aktivisti Hasimja: Dorëheqja e Ramës dhe emërimi i Spiropalit kryeministre, zgjidhja për të qetësuar protestat

19:27 - 03/11/26
Kapen 10 tonë kokainë të një organizate shqiptare në Spanjë, magazina u zbulua nga një paletë e rrëzuar

Kapen 10 tonë kokainë të një organizate shqiptare në Spanjë, magazina u zbulua nga një paletë e rrëzuar

19:00 - 03/11/26
Thirrjet e protestuesve tek selia e PD-së: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Thirrjet e protestuesve tek selia e PD-së: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

18:00 - 03/11/26
Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve

Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve

17:57 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com