GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Besion Ajazi i dhuron Frident Kuqit 180 MLN lekë të bashkisë për të mbushur serbatorin

14:47 - 08/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Besion Ajazi i dhuron Frident Kuqit 180 MLN lekë të bashkisë për të mbushur serbatorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blerja e karburanteve po zhvillohet me tendera abuzivë thuajse në të gjitha bashkitë, duke reflektuar presionin e lartë të oligarkëve të naftës.

Kështu, Bashkia Gramsh, nën drejtimin e Besion Ajazi, duket sikur ka hartuar një prokurim të posaçëm për kërkesat dhe tekat e Kuqit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Blerje karburanti për ndihmën e administratës së bashkisë, drejtorive dhe sektorëve të vartës’. Bashkia ka planifikuar do të shpenzojë 180 milionë lekë për karburant për afatin 7 muaj (deri në 31 janar 2024).

Në dokumentet e tenderit mund të gjesh nga tabelat e përbërësve të cilësisë së dizelit deri tek mënyra e përdorimit të kartave elektronike EIDA me të cilat do të bëhet furnizimi, por nuk ka asnjë propozim konkret se sa do të jetë çmimi apo si do të përllogaritet. Këto me sa duket janë çështje e brendshme e kryetarit të bashkisë Besion Ajazit dhe Frident Kuqit.

Siç duket, i frikësuar se mund të hetohet për shpërdorimin e detyrës, Ajazi nuk e ka firmosur vetë tenderin, por ka urdhëruar nënkryetarin e tij. Ky i fundit është marrë me hartimin e skemës për të mbyllur shpejt këtë projekt dhe për të xhiruar 180 milionë lekë nga arka e bashkisë tek ajo e Kuqit.

Në dokument tregohet se 21 mars 2024 ka qenë data e fundit për dorëzimin e ofertave dhe deri në atë ditë ka shfaqur interes vetëm kompania  EUROPETROL DURRES SHQIPERI, në pronësi të Frident Kuqit.

Kjo kompani ka bërë propozimin me vlerë 180 milionë lekë, pra të njëjtë me atë të fondit limit. Në cilën pikë të ligjit për ‘Prokurimet Publike’ e gjen të drejtën ky zyrtar që e vazhdon këtë tender? Procedura duhej anuluar në pritje të një oferte të përshtatshme. Por,  Ajazi ia dorëzoi kontratën Frident Kuqit pa pyetur për rregullat. A jemi para një pazari me buxhetin e bashkisë?

Ky tender ka marrë “Flamurin e kuq” nga portali monitorues Open Data Albania, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Biznesmeni Kuqi zotëron edhe rrjetin e pikave të shitjes me pakicë të karburanteve “Eida” përmes së cilës siguroi fitime të mëdha, kur në të gjithë botën pati luhatje të çmimit të naftës. Asaj kohe kjo kompani përfitoi nga rasti dhe gjithmonë e shiste naftën shumë shtrenjtë se tregu në rajon edhe Europë.

Por Kuqi ka edhe famë te keqe për veprime mafioze. Kujtojmë se në vitin 2019, Frident Kuqi u mor nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “keqtrajtim personi”, pasi së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dhunuan dhe morën peng pronarin e një karburanti në qytetin e Përmetit, 60-vjeçarin Gëzim Ibrahimi.

Gjithsesi ajo ngjarje u harrua shumë shpejt dhe Kuqi vazhdon të jetë partner i zyrtarëve të korruptuar duke përfituar tendera pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimbesian ajaziFrident Kuqim karburantemonopolnafteopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”

“Veliaj dorëhiqu”, të Enjten sërish protestë para bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com