GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça zbulon arsyet se përse pranoi ftesën e kundërshtarit politik, Edi Rama, dhe flet për sulmet që i vijnë nga kryetari i partisë Sali Beisha.

Ish-deputeti demokrat thotë se e ka lënë pas të shkuarën ndërsa komenton sfidat e detyrës së re.

Gazetarja: Zoti. Sula ju vini nga një karrierë e gjatë politike 20 vite në logon e PD, nga një zë kritikues tashmë do të jeni bashkëpunëtor me mazhorancën. Si e pranuat ftesën e Kryeministrit Edi Rama?

Dashnor Sula: Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z.Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar.

Gazetarja: A patët dilema për të pranuar detyrën e Kryeinspektorit pasi me reformën e re ju do të keni 17 inspektoriate për të menaxhuar. A mendoni se do të quheni tradhtar nga pala tjetër?

Dashnor Sula:  Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z.Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët, qytetarët shqiptarë janë edhe ata me bindje të tjera e demokratike. Dhe kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nënpunësi të shtetit.

Gazetarja: Si ndodhi afrimi me Edi Ramën, pasi ju keni qenë kritikues ndaj njëri-tjetrit për një kohë të gjatë në Parlament?

Dashnor Sula: Unë kam konstatuar një veçori dhe atë e ka Edi Rama dhe rrallë një politikan tjetër në Shqipëri. Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z.Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka. Këtë cilësi e kam pas dhe unë në politikë.

Gazetarja: A mendoni që e tepruat kur thatë që e vlerësoni vizionin e Ramës?

Dashnor Sula: Nuk mund të mohohet që Edi Rama ka sfidë të fusë Shqipërinë në BE.

Gazetarja: Po reagimin e Berishës si e pritët ?

Dashnor Sula: Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.

Gazetraja: Tashmë ju keni marrë detyrën e Kryeinpektorit, cilat janë sfidat që ju janë caktuar?

Dashnor Sula: Të shkëputemi nga modeli që ka qenë përgjatë këtyre 35 viteve dhe shpresoj se deri në fund të vitit të kemi një sistem të digjitalizuar.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe
Breaking Views

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë
Breaking Views

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Para
Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poloni-Shqipëri, dueli i Varshavës vendosi rekord në gjysmëfinalet e ‘play-off’-it të Botërorit
Sport

Poloni-Shqipëri, dueli i Varshavës vendosi rekord në gjysmëfinalet e ‘play-off’-it të Botërorit

09:24 - 28/03/26

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Varshavës, ka qenë ajo me numrin më të madh të tifozëve mes...

Lexo më shumë
“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

09:02 - 28/03/26
Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

08:39 - 28/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 28 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 28/03/26
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com