GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Betimi i qeverisë së re, ndërkombëtarët nxituan të urojnë Ramën

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO, Betimi i qeverisë “Rama 3”, çfarë nuk u pa në Presidencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prezenca e OSBE-së ka qenë institucioni i parë ndërkombëtar që uroi qeverinë e re “Rama 3” pas betimit në Presidencë dhe nisjen e punës.

OSBE shprehet e gatshme për të vijuar të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale, për të çuar përpara angazhimet ekzistuese dhe nisur angazhime të reja.

“Prezenca e OSBE-së i shpreh urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës. Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me Mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore”.

Sipas OSBE, rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike përbëjnë bazën demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit.

“Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë”, thuhet në urim.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, një nga mbështetëset më të mëdha të Ramës, e ka konsideruar si një mandat historik dhe ka përgëzuar kryeministrin.

Më tej, ambasadorja shkruan se SHBA është në gatishmëri të plotë të punojë për të forcuar demokracinë dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. Pres të punoj intensivisht për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim.

Nuk ka munguar gjithashtu as urimi i ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shkruan në Twitter se koordinimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE,– shkruan Soreca.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjithashtu ka uruar Ramën në marrjen e detyrën për mandatin e tretë qeverisës. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik është çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Europian.

“Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Europian”– shkruan Varhelyi.

Kryeministri Rama bashkë me 16 ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Meta ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar “Rama 3” u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.D.L/Gijotina.com

Etiketa: nderkombetaretRama

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Formacionet zyrtare, Brentford – Arsenal: Granit Xhaka starton si kapiten në ndeshjen e parë të Premier Liga

Arsenal i duhet vetëm fitorja, a do luajë mbrëmjen e sotme Xhaka?

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş