GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetet më të mëdha të vendit në varësi të betonit, si po mbushen arkat e bashkive

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetet më të mëdha të vendit në varësi të betonit, si po mbushen arkat e bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi të paktën 40% e të ardhurave të tyre të veta vijnë nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë (TNI) sipas të dhënave që i takojnë 2025.

Edhe Tirana e ka këtë tregues afër 40%.

Varësia është veçanërisht e lartë në bashkitë që vitet e fundit kanë pasur zhvillim të fortë të ndërtimit. Në Kavajë, për shembull, autonomia fiskale llogaritet në 70% kur përfshihen të ardhurat nga TNI, por bie në 40,6% nëse kjo taksë përjashtohet, një diferencë prej 29,4 pikësh përqindjeje.

Edhe Vlora, Kamza dhe Durrësi pësojnë rënie të fortë të autonomisë fiskale kur hiqen të ardhurat nga ndërtimet e reja, çka tregon se një pjesë e rëndësishme e financave të tyre vendore mbështetet te një burim i lidhur ngushtë me ciklin e ndërtimit.

Sipas Raportit Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, në nivel kombëtar autonomia fiskale e bashkive për vitin 2025 rezulton 43,1%, por bie në 32,4% nëse përjashtohet Taksa e Ndikmit në Infrastrukturë.

Kjo diferencë tregon se një pjesë e konsiderueshme e autonomisë fiskale së bashkive varet nga ecuria e tregut të ndërtimit. TNI arkëtohet nga ndërtimet e reja dhe, për këtë arsye, ka karakter ciklik.

Edhe Tirana merr 37,5% të të ardhurave të veta nga TNI

Sipas peshës që ka TNI në të ardhurat e veta, bashkitë ndahen në tri grupe. Në grupin me varësinë më të lartë nga ndërtimi, ku TNI zë të paktën 40% të të ardhurave të veta, bëjnë pjesë Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi dhe Vora.

Në grupin e dytë përfshihen bashkitë ku TNI zë nga 20% deri në 40% të të ardhurave të veta. Në këtë kategori bën pjesë edhe Tirana, ku Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë përbën 37,5% të të ardhurave të veta.

Grupi i tretë përfshin 50 bashki me varësi më të ulët nga ndërtimi. Megjithatë, në shumë prej tyre kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me një strukturë më të fortë financiare, por me një bazë përgjithësisht më të ulët të të ardhurave të veta.

Taksa e pasurisë mbetet nën potencial

Ndërkohë që bashkitë mbështeten fort te taksa e ndërtimit, një nga burimet më të qëndrueshme të financimit vendor, taksa e pasurisë, vijon të ketë peshë të ulët.

Në vitin 2025, kjo taksë solli rreth 8,1 miliardë lekë, ose vetëm 18% të të ardhurave të veta të bashkive. Në raport me ekonominë, të ardhurat nga taksa e pasurisë përfaqësojnë vetëm rreth 0,3–0,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja europiane është afërsisht 1% e PBB-së.

Ndryshe nga TNI, e cila varet nga ritmi i ndërtimeve të reja, taksa e pasurisë mbështetet te pronat ekzistuese dhe mund të krijojë të ardhura të rregullta dhe më të parashikueshme për bashkitë.

Por administrimi i saj vazhdon të ketë mangësi. Regjistri fiskal i pronave nuk është ende i plotë, jo të gjitha pronat përfshihen në faturim dhe niveli efektiv i taksimit mbetet i ulët. Për pasojë, një pjesë e pronave ose nuk tatohen, ose kontribuojnë më pak nga sa do të lejonte potenciali i tyre ekonomik.

Raporti e konsideron forcimin e taksës së pasurisë si një nga sfidat kryesore të reformës së financimit vendor. Kjo kërkon përfundimin e kadastrës fiskale, zgjerimin e bazës së faturimit, përditësimin e vlerave të pronës dhe përmirësimin e administrimit nga bashkitë.

Rritja e peshës së taksës së pasurisë do të ulte varësinë e pushtetit vendor nga cikli i ndërtimit dhe do t’i bënte të ardhurat e bashkive më të qëndrueshme në afatgjatë./Monitor

Etiketa: Bashkibetonizim

Lajme të lidhura

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatore Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeçar

19:07 - 27/09/26
Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës

15:45 - 27/09/26
Para
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

Zhupa kundër projektit pranë Muzeut Etnografik të Vlorës: Mos e ktheni në godinë me xham dhe kafene

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26

Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do...

Lexo më shumë
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26
Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

20:34 - 27/09/26
“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

20:27 - 27/09/26
Aktivisti: Si nuk mban përgjegjësi? Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?

Aktivisti: Si nuk mban përgjegjësi? Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?

20:21 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com