GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.

Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliare, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.

Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.

Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme të çmimet të tokës bujqësore është sepse shumica e saj shfrytëzohet për ndërtim, dhe madje nuk ka më hapësira të gjelbra të lira në këto zona. Zonja Dhami nënvizon se edhe vetë pronarët nuk janë të interesuar të ulin çmimin e shitjes së tokës bujqësore, dhe shumë prej tyre preferojnë ta menaxhojnë në mënyrë “të zgjuar” tokën bujqësore.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).

Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).

Referuar tabelave të detajuara publikuar nga Eurostat, pas Maltës, një ndër zonat më të shtrenjta për tokën bujqësore është Flevoland të Hollandës. Çmimi i tokës bujqësore në këtë zonë në 2024 arriti 187 mijë euro për hektar.

Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.

Çmimi të larta shitjeje, ofrohen edhe në ishujt Kanarias të Spanjës çmimi ka arritur 148 mijë euro për ha, sipas të dhënave të Eurostat për 2024.

Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror./Monitor

Etiketa: cmimtoka bujqesore

Lajme të lidhura

Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari
Aktualitet

Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari

18:36 - 23/07/26
Vrau gruan 20 vite më parë në SHBA, i vihen prangat për ta dëbuar sapo lirohet nga burgu
Aktualitet

Vrau gruan 20 vite më parë në SHBA, i vihen prangat për ta dëbuar sapo lirohet nga burgu

18:10 - 23/07/26
Lëndohet zjarrfikësi, flakët përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin në Finiq
Aktualitet

Lëndohet zjarrfikësi, flakët përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin në Finiq

18:10 - 23/07/26
Para
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?
Breaking Views

Tenderi 3.5 MLD lekë i Brunilda Mersinit, paratë ua jep 5 lushnjarëve/ Kush janë pronarët e “Zdrava-s”, që do sistemojë “Bllokun e Orizit”?

20:31 - 23/07/26

Sa më e madhe paraja që jepet me tender, aq më i madh tundimi për korrupsion. Edhe Brunilda Mersini, kryetarja...

Lexo më shumë
E tërhoqi zvarrë policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Jam më i motivuar se kur hyra

E tërhoqi zvarrë policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Jam më i motivuar se kur hyra

19:48 - 23/07/26
Alarmi i Bashkisë Vlorë: Të premten do të bëjë mot i keq, shmangni lëvizjet e panevojshme

Alarmi i Bashkisë Vlorë: Të premten do të bëjë mot i keq, shmangni lëvizjet e panevojshme

19:36 - 23/07/26
Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari

Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari

18:36 - 23/07/26
Interi shënon 16 gola në një ndeshje miqësore, Kristjan Asllani befason me rolin e tij

Interi shënon 16 gola në një ndeshje miqësore, Kristjan Asllani befason me rolin e tij

18:28 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com