GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bezhani: Po shpërfillet Arbitrazhi, Komiteti Olimpik po merr vendime të paligjshme

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Bezhani: Po shpërfillet Arbitrazhi, Komiteti Olimpik po merr vendime të paligjshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KOKSH edhe pse në një situatë paligjshmërie jo vetëm është duke u përpjekur të kalojë në heshtje vendimin e Gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila hodhi poshtë vendimet e mara në asamblenë e 10 janarit të vitit 2021, ku u shkarkua presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, si dhe të gjitha vendimet e mëpasshme duke përfshirë dhe zgjedhjen e Presidentit Fidel Ylli, por ka thërritur dhe një asamble të zakonshme vjetore, duke shpërfillur vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, një veprim krejtësisht i paligjshëm sipas ish presidentit Viron Bezhani.

“Është një vendim i datës 17 qershor 2024, që shpall të pavlefshme Asamblenë Statutore dhe Zgjedhore të fundi të komitetit Olimpik. Ajo që më habit më tepër dhe që me të vërtetë skandalizohem është arroganca ose mospërfillja, kur përdorin ish presidentin e Komitetit Olimpik për të thirrur asamblenë e radhës. Një asamble analize vjetore”, u shpreh Bezhani.

Sipas ish Presidentit Bezhani, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, praktikisht e ka lënë pa një kastë drejtuese KOKSH. Organet kryesore të tij, Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv janë shpallur të paligjshëm nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive pas të cilës nuk ka apelim.

“Çdo vendim i marrë nga ajo Asamble e datës 10 në 2021-shin e më pas, është i paligjshëm. Të gjithë vendimet duhet të çregjistrohen, përfshi këtu edhe vendimi për regjistrimin e presidentit, apo edhe vendime të aktivitetit financiar. Nga Asambleja e Jashtëzakonshme, çdo vendim i marrë, është i paligjshëm”, tha Bezhani.

Në këto kushte edhe thërritja e Asamblesë së zakonshme vjetore që u është bërë nga KOKSH Federatave është një hap i paligjshëm dhe abuziv.

“Duhet të theksojmë se nuk ka të drejtë të thërrasë asnjë gjë dhe këtë e kupton çdo njeri. Nuk ka çfarë të thërrasë, sepse ia ka hequr vulën tjetërkush. Ia ka hequr këtë vulë një gjykatë më e lartë se kushdo dhe këta nuk kanë më çfarë të bëjnë, ndonëse mendojnë se mund të abuzojnë. Duhet të ulin kokën dhe të ikin me turp”, tha ish-kreu i KOKSH.

Bezhani rrëfen edhe hapat që duhej të ndërmerreshin pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke lënë pa një kastë drejtuese KOKSH për të rikthyer institucionin në kornizat e ligjshmërisë.

“Normalisht që do të thirrej ish-presidenti dhe do të bëheshin veprimet e duhura ligjore, pasi do të çregjistroheshin veprimet e marra pas Asamblesë së 2021-shit. Pas këtij hapi, do të bëheshin hapat për zgjedhjet e reja, pasi këtu bëhet fjalë për t’i dhënë bazë ligjore Komitetit Olimpik.

Ndërkohë, Bezhani bën thirrje për ndërhyrjen e Ministrisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit, si detyrim për respektimin e një vendimi të marrë nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive.

“Duhet të ketë një ministri që duhet të ruajë fytyrën e saj dhe shtetin shqiptar. KOKSH-i dhe ai president nuk kanë fytyrë dhe duan të mbrojnë me çdo kusht pozitat e veta. Duhet mbrojtur shteti, pasi nëse shkohet në Lozanë për veprimet e pas këtij vendimi, do të jetë një turp për shtetin shqiptar”, tha ai.

Bezhani shkon edhe më tej, duke i bërë thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme të hetojë në lidhje me abuzimet marramendëse financiare që sipas tij janë bërë kohët e fundit në KOKSH

“Janë dhënë shumë lekë. Kur unë merrja zero lekë nga shteti shqiptar, këtu janë dhënë miliarda. I takon SPAK-ut të hetojë se si janë shpenzuar këto miliarda”, theksoi Viron Bezhani.

Etiketa: kokshKryesore1Viron Bezhani

Lajme të lidhura

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur
Sport

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Një muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, uji në lumin Seine në Paris jashtë standardeve!

Një muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, uji në lumin Seine në Paris jashtë standardeve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 7 nëntor 2026

07:35 - 07/11/26

Vendi ynë pritet të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit meteorologjik,...

Lexo më shumë
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com