GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden premton frenimin e përhapjes së Omicron

22:10 - 27/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden premton frenimin e përhapjes së Omicron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të hënën të marrë masa për të lehtësuar mungesën e testeve për COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë shtetet e vendit këtë javë festash, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të prishë planet e udhëtimit.
Zoti Biden tha se hapat e administratës përfshijnë aktivizimin e një ligji për Prodhimin e Mbrojtjes për të rritur prodhimin e testeve që bëhen në shtëpi dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e faqes Google nga amerikanët për të gjetur një qendër testimi pranë tyre.
Presidenti Biden e pranoi se përpjekjet kishin qenë të pamjaftueshme.
“Duke parë se sa e vështirë ishte për disa njerëz të bënin testin këtë fundjavë tregon se kemi më shumë punë për të bërë,” tha zoti Biden gjatë një takimi virtual mes ekipit të administratës për luftën ndaj COVID-19 dhe një grupi guvernatorësh të shteteve.
“Padyshim që janë të pamjaftueshme. Po ta kishim ditur, do të kishim vepruar më me shpejtësiu nëse do të kishim mundur.”
Rritja e rasteve shkaktoi pengesa në udhëtimin me avion gjatë fundjavës së Krishtlindjeve pasi ekuipazhet e fluturimit u prekën nga virusi, duke shkaktuar mijëra anulime fluturimesh. Udhëtimet e kufizuara dhe testet e pamjaftueshme dëmtuan planet e tjera, ndërsa varianti më i transmetueshëm përhapej me shpejtësi.
Të hënën, linjat ajrore amerikane anuluan rreth 800 fluturime, dita e katërt radhazi me anulime që dëmtuan aksionet e kompanive ajrore.
Infeksionet me COVID-19 po rriten në mbarë vendin, me 205,509 infeksione të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë, sipas agjencisë Reuters.
Të dielën, guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards, tha se shtrimet në spital në shtetin e tij u dyfishuan brenda një jave dhe departamenti shëndetësor i shtetit bëri thirrje për kujdes përpara festës së Vitit të Ri.
Presidenti Biden të hënën paralajmëroi guvernatorët se rritja e rasteve ka të ngjarë të mbingarkojë disa spitale, veçanërisht në zonat ku një përqindje e lartë e njerëzve nuk janë të vaksinuar.
Ai më vonë u tha gazetarëve se do të ndiqte çfarëdo udhëzimi që japin ekspertët e tij mjekësorë përsa i takon reduktimit të mundshëmtë karantinës që aktualisht është 10 ditorë për amerikanët që rezultojnë pozitivë për COVID-19.
Presidenti nuk pranoi të thoshte nëse ai miraton vaksinimin e detyruar për udhëtimet ajrore të brendshme, një hap tjetër që zyrtarët e administratës e kanë diskutuar ditët e fundit.
Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë për sëmundjet infektive në SHBA, të hënën u kërkoi njerëzve të shmangin grupet e mëdha për Vitin e Ri për të reduktuar përhapjen e Omicronit.
Ndërsa zyrtarët kanë thënë se njerëzit mund të mblidhen me familjet nëse janë të vaksinuar, festimet më të mëdha janë më të rrezikshme.
Dr. Fauci tha se shpresonte se rastet në rritje do të binin në janar, por shtoi se shtimi i infeksioneve në përgjithësi mund të vazhdojë të mbingarkojë spitalet, veçanërisht në zonat me shumë të pavaksinuar.
“Ne duhet të vazhdojmë të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,” tha ai në televizionin MSNBC.
Javën e kaluar, zoti Biden njoftoi për masa shtesë për të ndihmuar spitalet dhe shtuar testimet, por disa ekspertë të kujdesit shëndetësor thonë se përpjekja është e pamjaftueshme dhe vjen shumë vonë./VOA

Etiketa: BidenOmicronSHBA

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Në Madrid nuk ka vend, Isco i padëshiruar për asnjë klub

Në Madrid nuk ka vend, Isco i padëshiruar për asnjë klub

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com