GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bie ndjeshëm çmimi e energjisë në bursa, Rama e ka mendjen te fasha

23:11 - 06/09/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet mbaruan, Rama ‘jep sihariqin’ për shqiptarët: Do rrisim energjinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme në 8-mujorin e këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi. Sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, në periudhën janar – gusht çmimi mesatar arriti në rreth 112 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti që shkoi, ku për të njëtën periudhë çmimi mesatar përlogaritet në 273 euro/mWh.

Rënia e çmimeve reflektohet në ndikime pozitive për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare në rast të importeve të energjisë, duke shpenzuar më pak para’ për sigurimin e energjisë.  Por, nga ana tjetër në kushtet kur ky çmim ka shënuar rënie të ndjeshme, mbetet e paqartë nëse do të vijojë të mblidhet taksa e jashtëzakonshme e vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Kjo pasi, sipas përcaktimeve ligjore, aplikimi i kësaj takse do të bëhet vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh.

Në fakt, vetë qeveria ka pranuar se përgjatë vitit 2023 janë rreth 4 mld lekë të mbledhura nga kjo taksë, ndonëse të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi në bursën hungareze ka qenë nën 180 Euro/mWh. Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në senacën e datës 22 dhjetor 2022, ndërkohë që efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024. Qeveria e ka quajtur taksën kontribut solidariteti të detyrueshëm, teksa masa e tij llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh, raporton SCAN TV.

Një muaj më parë, qeveria iu rikthye planeve për vendosjen e fashave të energjisë, duke parashikuar rritje për një kategori abonentësh brenda këtij viti.

Kjo përcaktohet në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024 -2026, ku ndër të tjera specifikohet se në buxhetin 2023 është parashikuar mbështetja e sektorit energjetik me 12 miliardë lekë, duke ruajtur të pandryshuar çmimin për konsumatorët familjarë brenda një fashe të caktuar, në përputhje me kushtet dhe gjendjen financiare të kompanive prodhuese.

Dokumenti nuk jep specifikime të mëtejshme mbi fashën që do të vendoset dhe cili është niveli i konsumit, ku do të nisë aplikimi i saj me çmime të rritura.

Gjatë përpjekjeve për rritje, vitin që shkoi fillimisht u deklarua se shtrenjtimi i çmimit do të niste nga ato familje që konsumonin mbi 700 kWh/muaj, ndërsa më pas niveli u synua të niste nga 800 kWh/muaj. Nëse ky nivel do aplikohej rritja e çmimit të energjisë elektrike do prekte të gjitha ato familje, që paguanin mbi 9 220 lekë në muaj. Numri i tyre përllogaritej në rreth 48 500.

Tarifimi me fasha dhe shtrenjtimi i energjisë shumë familje u argumenta vitin që shkoi me krizën energjetike dhe shpenzimet e larta për blerje energjie, por viti 2023 ka qenë tejet i favorshëm në këtë drejtim, duke qenë se prodhimi nga Kaskada e Drinit ka mundur të plotësojë nevojat konsumatore, teksa gjeneruesi publik KESH, shiti energji deri në fund të qershorit, duke siguruar të ardhura. Importet nisën në korrik, teksa çmimet me të cilat është siguruar energjia kanë qenë ndjeshëm më të ulta se vjet, duke iu afruar nivelit të parakrizës.

 

 

Etiketa: bursacmimienergjiaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Benfica poshtëron kampionet irlandeze në Champions

Benfica poshtëron kampionet irlandeze në Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com