GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bien pre e razicmit, Feijao dhe Junior njëzëri: Stop me ofendime, kërkojmë RESPEKT!

11:11 - 21/03/22
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Bien pre e razicmit, Feijao dhe Junior njëzëri: Stop me ofendime, kërkojmë RESPEKT!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa luheshin ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit shqiptarë, dy nga lojtarët e skuadrave kanë rënë pre e racizmit.

Bëhet fjalë për Vitor Feijao dhe Stenio Junior, i pari është ofenduar nga një pjesëtarë i stafit në hotelin ku ishte akomoduar skuadra e Kukësit për sfidën me Skënderbeun. Menjëherë pas këtyre ofendimeve ka reaguar në rrjetet sociale edhe lojtari verilindorë i cili ka denoncuar fort një situatë të tillë, teksa është shprehur se është e papranueshme të ofendohet dhe se është krenar për racën dhe ngjyrën e tij.

“Sot këtu në hotelin 1 Maj Pogradec në Shqipëri kalova një situatë racizmi nga një prej punonjëset e hoteli… e papranueshme… Deri kur kjo do të ndodhë pa ndëshkim, unë kurrë nuk do ta mbyll gojën dhe është e papranueshme që ne ta kalojmë këtë. Krenar për racën time, krenar për ngjyrën time”, shkruan Fejiao.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vitor Feijão? (@vitorfeijao96)

Edhe Junior i Partizanit ka përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen ku Partizani luante me Kastriotin në Kamëz, teksa kapiteni i krutanëve, Sokol Neziri e ka ofenduar duke e quajtur brazilianin “një majmun”.

Kaq ka mjaftuar që gjakrat mes protagonistëve të nxeheshin dhe me lojtarin e demave që kërkon edhe të lërë fushën e lojës, por është dashur edhe ndërhyrja e shokëve për të qetësuar që lojtari të vazhdonte takimin.

Junior ka reaguar ashpër edhe në rrjetet sociale, teksa është shprehur se mbi të gjitha duhet të jesh njerëzor dhe se nuk lejon askënd ta ofendojë, sepse askush nuk e di të kaluarën e tij, teksa minimumi është të kesh respekt.

“Ndoshta do të ketë disa, që ende mendojnë se është thjesht “viktimizëm” siç ka qenë gjithmonë, në të gjithë botën, ishte dje, ndoshta do të jetë një ditë tjetër, shpresoj kurrë më, por kurrë nuk do t’i kuptoj mendjet e këtyre. Derra, të quhesh të paktën derr, të jesh në mes të sportit që gëzon botën përballë kaq shumë trazirave, përpara se të mësosh të jesh Njeri i Vërtetë, mëso të jesh Njerëzor.

Dje më është dashur të kaloj një situatë shumë të trazuar, gjatë ndeshjes Kastrioti -Partizani, ku një lojtar i tillë më ka fyer duke më quajtur “Ti je një majmun budalla”, pa asnjë arsye, siç do ta shihni ne këtë video. U përpoqa te dal nga fusha dhe këtu ndoshta fillon niveli im maksimal i urrejtjes, për diçka qe po e përjetojmë çdo moment. Nuk kemi dënim që na bën të besojmë se një ditë kjo do të ketë fund.

Ne presim dhe meritojmë respekt, ky është FUTBOLL, por kurrë në jetë mos ji personazh i keq dhe frikacak.

Ai nuk e di historinë time të jetës, njerëzit që më njohin e dinë natyrën time dhe kush jam unë si profesionist, burrë dhe qenie njerëzore, ndaj vlerësoj vetëm RESPEKTIN.

Falenderoj shokët e skuadrës që më pritën në atë moment urrejtjeje totale dhe më dhanë shumë qetësi.

Ndaj djalosh, ki SHUM RESPEKT për vëllezërit që vrapojnë edhe përkrah teje, nuk ka kohë! Por e gjithë kjo do të marrë fund, kur të bëhet drejtësi”, ka shkruar Junior në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stenio Junior (@steniojr_18)

/gijotina.com

Etiketa: kerkojme RespektKukesiofendimePartizaniracizemStenio JuniorStopVitor Feijao

Lajme të lidhura

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann
Breaking Views

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Para
Berati nuk gjen qetësi, zjarri “përpin” plantacionin e  madh të bllokut të fiqve

Berati nuk gjen qetësi, zjarri “përpin” plantacionin e  madh të bllokut të fiqve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare
Lajme

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26

Rrëzimi i kërkesë së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia...

Lexo më shumë
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26
Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com