GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bilanc tragjik/ Pesë të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosje me thikë në Tiranë, dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i më pak se 24 orëve në vend.

Rreth orës 14:07 të ditës së djeshme (19 gusht), në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Policia ka ofruar si shpërblim 10.000 euro si dhe numrin e kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë, për cilindo që jep informacione të sakta për vendodhejn e efektivit në kërkim.

Kryeqyteti do të tronditej sërish në mbrëmje pas një krimi të dyfishtë në familje.

Shtetasi amerikan Mattheë James Wertz vrau bashkëshorten e tij, Lilis Sartika Saragih duke e mbytur me litar Ai ka mbytur gjithashtu dy qentë dhe më pas veten.

Ngjarja ndodhi në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.

Një vrasje tjetër e dyfishtë do të trondiste mbrëmjen e djeshme Velipojën.

Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç u vranë me armë zjarri. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku.

Nga ngjarja ka mbetur dhe një person i plagosur, kamarieri Zyber Zagradi. JavaNews konfirmon se ai ka marrë një plumb në këmbë.

22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së martës një 68-vjeçar është gjetur i vrarë në Mirditë.

F. R., 68 vjeç ishte vrarë në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku kalonte muajt e verës. Për këtë ngjarje, Policia nuk ka ende një pistë hetimi.

Etiketa: BilancKryesore1Plagosurvrare

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
Makina përplas biciklistin në Lushnjë, dërgohet urgjent në spital (Emri)

Makina përplas biciklistin në Lushnjë, dërgohet urgjent në spital (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com