GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bilanci tragjik i aksidenteve dhe vrasjeve në vend, Lubonja: Pushtim i vazhdueshëm i Shqipërisë nga krimi

13:17 - 02/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Bilanci tragjik i aksidenteve dhe vrasjeve në vend, Lubonja: Pushtim i vazhdueshëm i Shqipërisë nga krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka folur në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën në vend, referuar aksidentit tragjik me katër të vdekur dhe vrasjes së katërfishtë në Velipojë.

Ai tha se ajo që konstaton si dramatike është që ky shtet gjithnjë e më shumë është kapur nga politikanë që e kanë privatizuar Shqipërinë dhe se ka kuptuar pushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë nga krimi.

“Padyshim ishin ngjarje shumë serioze dhe përjetimi i parë ishte pikërisht se mu duk që nuk u trajtuan me seriozitetin që meritojnë. Vura re që kishte shumë kritika, që shteti nuk iu ka dhënë shteti licencat këtyre dhe ndaj është krijuar, sikur ishte kjo përgjegjësia kryesore ose gjëja kryesore tek e cila duhet të reflektonin. Kurse për mua nuk është kjo. Ajo që pashë unë dramatike është që ky shtet gjithnjë e më shumë është kapur nga politikanë që e kanë privatizuar Shqipërinë, duke e lënë në duart e krimit gjithnjë e më shumë. Kuptova pushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë nga krimi.
Vetë ndarja e plazhit në këtë mënyrë dhe tek këta lloj njerëzisht, është metaforë e asaj se si po ndahet Shqipëria. Merr mesazhin nga këto ngjarje se e ka jetën të pasigurt, se është në duart e kriminelëve të armatosur, që luftojnë me njeri-tjetrin. Kjo është thjesht një metaforë. Herës tjetër folëm a po zhduket Shqipëria dhe në ato reagimet që mora, ishte ore mos është më mirë të zhduket fare, ironia se kanë parasysh këtë, një vend që sundohet nga kriminelët, a meriton të ekzistojë, a është vend ku të jetojë i lirë dhe me dinjitet njeriu.
Pjesa tjetër janë ato që kanë të bëjnë me atë se si reagon kryeministri Rama apo ministri Çuçi”, tha Lubonja.

Sa i përket deklaratave dhe reagimeve nga qeveria, ai u shpreh se të mbulosh realitetin për mua do të thotë të mbulosh plagët.
“Është reagim që rëndom ka bërë Rama me ngjarje të tilla. Mjafton t’ju kujtoj faktin kur në Shqipëri fluturonin avionët e trafikut, ai tallej e thoshte janë avionë që bën spërkatje. Këtë propagandë e bëjnë mirë se e mbulojnë kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Të mbulosh realitetin për mua do të thotë të mbulosh plagët. Nuk mund të shkosh të shembësh ato shtëpitë në bregdet, kur ti e privatizon plazhin me kriminelët dhe nuk është vetëm plazhi. Është tendencë që ka nisur herët por vazhdon. Mos të harrojmë lavatriçet pa fund që kanë shkatërruar lumenjtë, shqiptarët kanë prerë pyjet, kodrat po gërryhen nga fabrika çimentosh. Shqipëria po gërryhet. Ky është sistemi që është ngritur në Shqipëri. Njerëz si Rama, Çuçi e të tjerë kanë shërbyer si menaxherë të interesave të atyre”, tha ai.

Do të ishte e vështirë t’i parandaloje këto ngjarje? Sipas Lubonjës ta minimizosh gjënë, të mos shikosh trupin por një pjesë, do të thotë të mos shkosh tek e vërteta. “Po flas për faktin se e dinë gjithë shqiptarët se si i gjithë bregu është dhënë. nuk janë njerëz që kanë vënë para të ndershme, por nëpërmjet drogës. Shiko Tiranën. Kjo tregon për gëlimin e krimit. Jo të gjithë këta vriten përditë, por në një vend ku jetohet përmes krimit dhe njerëzit nuk kanë asnjë synim tjetër, vetëm të bëjnë para, kjo është drama që del pas kësaj. Ata nuk duan ta shohin këtë dramë.
Shikoni se sa të burgosur janë në Angli, ata vijnë këtu e pastrojnë para. Këta nuk duan t’i shikojnë, jo se nuk i dinë, por nuk iu interesojnë”, tha Lubonja.

Lidhur me qëndrimet e ndërkombëtarëve, konkretisht të SHBA për korrupsionin, analisti u shpreh se ata shohin gjërat kryesore.
“Ne për amerikanët jemi një pikë ujë në oqean, ku ata shohin ato që janë gjërat kryesore. Nëse je në distancë të largët, ata shohin gjërat kryesore. Gjërat kryesore janë ai Defender, muxhahedinët që sjellin, stabiliteti”, tha ai

Ndërsa për apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Lubonja tha se s’mund tua heqësh frikën kur kanë qeverinë që bashkëpunon me krimin.

“Unë nuk e di si mund t’ia heqësh frikën BKH-së me fjalët e Yuri Kim, kur përpara kanë gjithë atë krim të organizuar me armë, kur kanë qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Është thjesht të bësh retorikë, propagandë dhe një fasadë se dënimet e ish-kryeministrave, ministrave, janë propagandë”, u shpreh Lubonja.
Për operacionin ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, ai tha se këto operacione ndodhin gjithmonë me të huaj dhe se institucionet e huaja e vënë përpara përgjegjësinë policinë apo drejtësinë shqiptare.

Etiketa: aksidentetLubonja\]vrasjet

Lajme të lidhura

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime
Aktualitet

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës
Aktualitet

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
Para
Vendimi i KQZ për Qerim Ismalajn, reagon PD: Shkelje e ligjit që amniston uzurpuesin e Mallakastrës

Vendimi i KQZ për Qerim Ismalajn, reagon PD: Shkelje e ligjit që amniston uzurpuesin e Mallakastrës

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com