GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bilanci tronditës i aksidenteve në vend, Rrugorja vë në hetim 10 shoferë në Fier, ja sa u gjobitën

15:56 - 12/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bilanci tronditës i aksidenteve në vend, Rrugorja vë në hetim 10 shoferë në Fier, ja sa u gjobitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bilanci i aksidenteve rrugore vijon të rritet, e për pasojë rritet edhe numri i personave të plagosur dhe viktimave. Shkak i aksidenteve janë bërë mungesa e kontrolleve nga policia rrugore në akset më të rrezikshme, ku kryhen manovra shpejtësie dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore. Referuar rasteve më të fundit të aksidenteve rrugore, Policia ka zbarkuar në disa akse në vëzhgim të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në Fier janë vënë në hetim 10 drejtues mjetesh gjatë javës që lam pas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh. 880 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

151 drejtues mjetesh, janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 196 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa janë vendosur 374 masa administrative për parakalime të gabuara.

Sakaq janë pezulluar 148 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 34 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.  Gjithashtu janë vendosur 425 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Etiketa: aksidentPolicia Rrgore

Lajme të lidhura

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve
Aktualitet

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

15:25 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta
Aktualitet

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Para
Mediat italiane elozhe Manaj, Motta: E ndihmon ekipin kur duhet mbajtur topi…

Rey Manaj zyrtarisht pjesë e Watford

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen
Breaking Views

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

20:27 - 09/03/26

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u...

Lexo më shumë
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

19:28 - 09/03/26
Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com