GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BIRN: Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e BE-së

20:12 - 08/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
BIRN: Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet.

“Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar.

Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate.

Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së.

Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD.

“Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti.

Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua.

Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro.

“Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti.

Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet.

“Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti.  “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte  i komplikuar.

“Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai.

Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare.

Skandali  u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR.

Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre.

“Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë.

Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar.

“Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai./BIRN

Etiketa: BurokraciaFERMERfonde BE

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Me 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Me 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com