GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

BIRN: Qeveria shqiptare këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
BIRN: Qeveria shqiptare këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare këmbëngul të vijojë strategjinë e incenerimit të mbetjeve urbane, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian se kjo metodë është në kundërshtim me legjislacionin dhe strategjitë europiane për menaxhimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Por zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, tha të enjten se qeveria do të vijonte strategjinë e incenerimit, edhe pse dy inceneratorë janë sekuestruar nga drejtësia dhe i treti nuk është ndërtuar ende, pavarësisht pagesave prej dhjetëra milionë euro për incenerimin.

“Shqipëria nuk e ka shpikur inceneratorin, përdoren në çdo vend të Europës si pjesë e riciklimit, ndarjes së të gjitha mbetjeve,” tha Balluku, e pyetur nga BIRN nëse qeveria do vijonte të paguante për këto koncesione edhe pse bien në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Balluku devijoi në përgjigjen e saj duke folur për mbrojtjen e lumit Vjosa nga qeveria, por edhe për këtë rast, Bashkimi Europian vë në dukje se mbrojtja nuk ka përfshirë degët e këtij lumi dhe ripërsërit shqetësimin për aeroportin e Vlorës. “Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Në raport pranohet se totali i sipërfaqes së mbrojtur është rritur, por “kjo rritje ka ndodhur në brendësi të vendit, ndërkohë që zona bregdetare nën mbrojtje është tkurrur”.

Brukseli shpreh shqetësimin se Investimet Strategjike në bregdet po i rrezikojnë zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, ndërkohë qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm gjatë vitit 2021-2022 dha disa leje për resorte turistike brenda ose ngjitur me zonat e mbrojtura.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Ministrja Balluku tha se progres-raporti paraqiste “sfida, mangësi, problematika”, por kërkoi nga mediat që të lexohen pa keqinterpretime dhe i quajte shqetësimet e BE-së për rreziqet që mbartin nismat për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta si “vlerësime hipotetike”./Reporter.al/

Etiketa: BIRNinceneratorëtqeveria

Lajme të lidhura

Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Para
“Dhimbje koke” për Partizanin, dëmtohen dy lojtarë

“Dhimbje koke” për Partizanin, dëmtohen dy lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali me mbetjet e rrezikshme, kompanisë “Kurum” i hiqet leja mjedisore
Aktualitet

Skandali me mbetjet e rrezikshme, kompanisë “Kurum” i hiqet leja mjedisore

10:55 - 12/11/26

Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të tipit A të kompanisë “KURUM International”, për ushtrimin e aktivitetit industrial në...

Lexo më shumë
4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

10:43 - 12/11/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

09:55 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com