GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bisedat që “fundosën” shefin e policisë, ja roli i Dedan Gjonit

21:41 - 22/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedat që “fundosën” shefin e policisë, ja roli i Dedan Gjonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e 20 nëntorit, me urdhër të SPAK, u zhvillua një operacion që çoi në arrestimin e disa personave, të tjerë ndodhen në kërkim, në kuadër të një grupi kriminal, ku bënte pjesë edhe Ervin Mata.

Nga përgjimet e publikuara rezulton si të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë, si në rastin e Dedan Gjonit, i cili mbante funksionin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.

Mediat kanë publikuar bisedat në “Sky Ecc” që Dedan Gjoni ka pasur me Ismail Zenelin dhe persona të tjerë, lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela, për të cilët ishte thurur një plan vrasjeje.

Nga përgjimet e Sky rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

Zbardhja e bisedës

Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin Dedan Gjoni dhe i dërgon mesazhet:

Ismail Zeneli-Mgies, Si t’kam, A je në punë…

Dedan Gjoni- Gjes.

Ismail Zeneli-Të vij të takoj..

Dedan Gjoni-Po në zyre…

Ismail Zeneli-Po vi andej..

Dedan Gjoni-Ok, Këtu me ke..

Ismail Zeneli-Ok

Ne këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e gatit dhe i tregon që është në Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet:

Ismail Zeneli-A po del ne kamerë

“X” Po fleta daj. Për sa je në Kamëz…

Ismail Zeneli-Ktu jam.

Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan. Ata shkëmbejnë mesazhet:

Ismail Zeneli-Shok, Jam këtu

Dedan Gjoni-Dola.

Ismail Zeneli- Shok jam me ca familjarë. Takohemi 5 min.

Dedan Gjoni-Unë dola. Haha. Ok Me thuaj kur të lirohesh..

Ismail Zeneli-Nji minutë. Ku je? Shok jam përball policisë. Shok.

Dedan Gjoni-Ku je? Sa hyra brenda.

Ismail Zeneli- Jam tek policia, përballë noterisë, qenka një noteri Gjorgja, Gjorga. Këtu në cep të policisë jam.

Dedan Gjoni- Je në makinë apo në këmbë? Hajde hajde, a do vish këtu te unë apo të dal jashtë?

Ismail Zeneli- Deshta me ardh me ty 2 minuta, se s’mund të rri me ty se kam ca njerëz që jam duke shkuar me pa, me pi një kafe me një vdekje. Jam tek drejtoria, drejtoria e policisë…

Etiketa: bisedaDedan GjonipergjimeSky

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Shqipëria në Euro2024, festa e çmendur e “Plisave” (VIDEO)

Shqipëria në Euro2024, festa e çmendur e "Plisave" (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com