GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bislimi: Me Asociacionin synohet të vendoset “Kali i Trojës” në Kosovë

14:01 - 08/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Partner monitorues kemi BE-në”, Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: S’ka nevojë për takim trepalësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëkryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar ndërkombëtarët për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në Twitter, Bislimi thotë se qëllimi i Serbisë nuk ishte integrimi i serbëve vendas në Kosovë, por për ta bërë jofunksional shtetin.

“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por si kali i Trojës së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”.

Emri i akademikut serb që e ka përgatitur këtë draft është Vasilije Krestiç.

“’Non-paper’ i kohëve të fundit i hartuar nga Akademia Shkencave dhe Arteve e Serbisë ofron dëshminë e fortë deri tash të qëllimeve të vërteta prapa ngulmimit të Serbisë për Asociacionin në Kosovë.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është objektiv në vetëvete, por më shumë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit gjithëpërfshirës të ‘botës serbe’ (Srpski svet) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë.

Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit.

Kjo autonomi do të bëjë që serbët të kenë zero nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu Asociacionin një ‘vezë qyqeje’ në territorin e Kosovës. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht dhe duhet ta shfrytëzojë, është epërsia ekonomike në rajon. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar i ‘botës serbe nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizmat fetarë me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe”, ka përfunduar Bislimi.

Etiketa: asociacionbislimiKali i Trojes

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Agron Llakaj humb njeriun e tij të shtrenjtë

Agron Llakaj humb njeriun e tij të shtrenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com