GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohje de-facto të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohje de-facto të Kosovës

Besnik Bislimi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot deklaroi se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy kushte nga gjithsej gjashtë sosh që ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se plani i BE-së për dialogun, tregon kornizën bazë, e cila, sipas tij, nënkupton njohjen de-fakto.

“Gjashtë kushtet që ka paraqitur zotëri Kurti, në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE-ja ka vërejtje të saj në dy kushte”, tha ai.

Bislimi u shpreh se platforma e BE-së për dialogun tregon vetëm principet bazë, ndërsa sa i përket implementimit të saj, duhet të diskutuar në Bruksel për aneksin zbatues mes palëve.

“Platforma tregon vetëm principet e veprimet bazë, ndërkohë gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj, duhet diskutuar në aneksin implementues mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman tregon kornizën bazë, që nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve, ndërkohë se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, e cilat duhet modifikuar, cilat duhet të zbatohen e si të zbatohen, për këtë do të diskutojnë palët në Bruksel. S’ka pasur diskutim për asnjë marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman”, nënvizoi Bislimi.

I pyetur për targat ilegale, ai tha se me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja dhe as të targave ekzistuese.

“Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja dhe as të targave ekzistuese. Ajo çka ka bërë Serbia, me idenë që ne po negociojmë në keqbesim që ka qenë gjithmonë logjika e Serbisë në negociata, pastaj të marrim një vendim në qeveri që të heqim nevojën e regjistrimit për targat ilegale KM, duke menduar se në këtë mënyrë i ikin marrëveshjes. Prandaj edhe ka qenë reagimi i zotëri Sveçla, i cili ka thënë ata mund të luajnë me vendime në Serbi, por ato vetura nuk munden të hyjnë në Kosov.”, tha Bislimi.

Ndërkaq, e la fajtore edhe Brukselin zyrtar për mosimplementimin e udhërrëfyesit për energjinë në veri.

“Arsyeja pse nuk është finalizuar kjo marrëveshje qëndron në rezistencën e Elektroserverit që të nënshkruaj marrëveshjen sipas udhërrëfyesit. Ata insistojnë në respektimin e një marrëveshje tjetër gjoja që ata kanë arrit me KEDS-in në Stamboll, e cila nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit. Po ashtu nuk janë përmbushur obligimet e BE-së, por mendoj se një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes e ka vet Brukseli apo ndërmjetësuesit, të cilët jo vetëm që e kanë lejuar takimin në Stamboll, por edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme tek Elektroserver përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin” , shtoi ai.

Bislimi, këto komente i tha në konferencën për mediat, ku u bë i ditur programin shtetëror për manifestimin e 15 vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Etiketa: Besnik Bislimi

Lajme të lidhura

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Para
Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të reja së shpejti

Ambasadori britanik paralajmëron “non grata” të reja së shpejti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com