GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bizneset kërkojnë rishikim të taksës së qumështit

20:31 - 04/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset kërkojnë rishikim të taksës së qumështit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bizneset në vend kundërshtojnë taksën e qumështit dhe ndryshimet e tjera në paketë fiskale, duke thënë se  nuk po i lehtësojnë ata por rrisin më tej barrën fiskale për sipërmarrjen. Në një prononcim për mediet, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha se  masa të tilla si taksa për qumështin pluhur krijon skema abuzive. “Taksa e qumështit për hir të së vërtetës edhe ne e duam, jo vetëm për atë por për të gjitha produktet që futen nga jashtë dhe mund të jenë rrezik për produktet e fermerit. Nëse vihet kjo taksë për qumështin pluhur normalisht duhet të përjashtohet sektori i prodhimit i cili e ka të lejuar prodhimin e produkteve me bazë qumështin pluhur të miratuar nga AKU me etiketë ligjore”, tha Nikolin Jaka.

Fermerët thonë se, qeveria po bën ndryshime fiksale të pa menduara mirë, cka  mund të sjellë pasoja të renda tek sipërmarrësit. “Ministria e Financave nuk e ka mirë menduar pasi ne mund ti vendosim barrierë qumështit pluhur, por ndërkohë lejojmë produkte me përmbajtje të qumështit pluhur nga importi që hyjnë dhe konkurrojnë me çmimin më të lirë prodhimet vendase”, tha Ervin Resuli.

Skeptikë ata janë edhe për ndryshimet e tjera të taksave në bujqësi si ajo për zerimin e rimbursimit të TVSH-së nga 6% dhe rikthimin e asaj 10% për inputet bujqësore. “Kjo paketë fiskale është kirurgjia më e rrezikshme që i bëhet sipërmarrjes private sepse ndërhyn në sektorin e prodhimit, duke filluar nga heqja e 6% të tvsh-së për fermerët, nga akciza e gazit ku ne aktualisht përballemi me një rritje të çmimit të tij, i bie që sipërmarrja private të rrisë kostot me minimalisht 20%”, shprehen ata.

Duke vënë  në dukje këto rreziqe që sjellin ndryshimet në paketën fiskale, ata kërkojnë një rishikim të saj dhe konsultimin me grupet e interesit.

Etiketa: barrefiskalefermeretaksa

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri

08:24 - 20/03/26
Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Para
Vaksina HPV redukton me 90% kancerin e qafës së mitrës

Vaksina HPV redukton me 90% kancerin e qafës së mitrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë
Aktualitet

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtem në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy automjete janë përplasur me...

Lexo më shumë
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26
Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

Magazinat me kanabis në Peqin, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut, ia ‘faturon’ vëllait përgjegjësinë

11:35 - 20/03/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

U arrestua dy ditë më parë, ndërron jetë te “Blloku i Sigurisë” 41-vjeçari

11:00 - 20/03/26
U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinën e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

10:29 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com