GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Biznesi i Gonxhes me kartat e Tahografit, tender 1.8 milionë euro duke manipuluar aplikimet

16:58 - 07/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmes marketingut për këtë kartë, Gonxhe përllogarit fonde sikur do të furnizohen kamionët e Ballkanit.

Përmes marketingut për këtë kartë, Gonxhe përllogarit fonde sikur do të furnizohen kamionët e Ballkanit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhe po luan eurot me kartat e tahografit. Përmes marketingut për këtë kartë, Gonxhe përllogarit fonde sikur do të furnizohen kamionët e Ballkanit. Vetëm në një tender të hapur për blerjen e këtyre pajisjeve, Blendi Gonxhe ka shtuar 1 milion euro mbi fondin që do të duhej për  të gjitha mjetet që ka Shqipëria. Duke mos llogaritur këtu pastaj abuzimet që bëhen në momentin që këto pajisje iu shiten shoferëve. Po ashtu, jemi në një moment kur shoferët kanë të gjithë tahografë dhe i ndërrojnë jo më herët se në 5 vjet. Përjashtohen rastet kur dëmtohen apo humbasin këto pajisje.

Çfarë është tahografi?

Karta e tahografit ka nisur zbatimin që në vitin 2010 dhe çmime kanë ndryshuar herë pas here. Prania e kësaj pajisjeje, sipas ekspertëve, garanton siguri më të madhe si për shoferin ashtu edhe për pasagjerët. Referuar rregullave dhe rregulloreve të vendosura, drejtuesi i mjetit nuk ka të drejtë të drejtojë mjetin për më shumë se 4 orë rresht. Pas kohës së caktuar, ai këshillohet të pushojë për të paktën 40 minuta.

Kështu, nëse makina është e pajisur me tahograf, shoferi nuk ka gjasa të shkelë normat e vendosura dhe të rrezikojë jetën e pasagjerëve. Përveç kësaj, me ndihmën e një tahografi monitorohet shpejtësia e automjetit. Kjo veçori ju lejon të rritni ndjeshëm shkallën e kontrollit dhe zbulimit të shkelësve me qëllim të keq të kufirit të shpejtësisë. Mjetet që duhet të pajisen me tahograf janë mbi 3.5 tonë dhe që përshkruajnë distanca mbi 50 km.

Reklama e Gonxhes para hapjes së tenderit

Për të nxitur shoferët që të blejnë këtë pajisje në korrik të këtij viti Gonxhe bëri të ditur se, “ka nisur lëshimi i kartave të tahografit me 60% ulje të tarifës, në vetëm 40 euro. Ku më pas u deklarua se vetëm në muajin e parë ishin bërë mbi 600 aplikime”. Por, më poshtë do të tregojmë se ky njoftim ishte marketingu për superblerjen që po bën. Në fakt, çmimi i kartës së tahografit është real dhe Gonxhe nuk po u bën nder shoferëve.

Supertenderi 1.8 mln euro

Ndërsa vazhdon nxitja e aplikimeve, ditën e sotme  DPSHTRR ka hapur një tender me vlerë 1.8 milionë euro. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-48300-11-02-2022 dhe objekt “Blerje Karta të memories për tahografët dixhital”. Epo, kompania fatlume do të xhirojë 1. 8 milionë euro nga DPSHTRR brenda një viti për këto karta “të arta”. Sigurisht,  që Gonxhe i kopsitë mirë këto kontrata.

Në një deklaratë të DPSHTRR, para se të vinte partia e Gonxhes në pushtet, thuhet se “Ne kemi llogaritur që mjete të tilla do të jenë 20 mijë nga rreth 300 mijë që ka Shqipëria. Tahografin do ta përballojë operatori”.

Duke marrë në konsideratë sikur pajisen të gjitha mjetet e tonazhit mbi 3.5 ton, me çmimin 40 euro, i bie që në total të shpenzohen 800 mijë euro në total për kartat e tahografit. Por, në këtë tender DPSHTRR do të shpenzojë plot 1.8 milion euro. Pra, minimumi 1 milion euro xhirohen nëpër xhepa. Kjo është hipotezë, sepse shoferët janë të pajisur me tahograf dhe kartat përkatëse.  Pra, nuk ka arsye t’i ndërrojnë të gjithë, që do të thotë se fitimi nga ky super tender është akoma më i madh.  Me pak fjalë, Gonxhe po bën një gol të madh mbi 1 milion euro.

Lexo edhe: Blendi Gonxhja i Transportit shpenzon 60 milionë lekë për mikrofona dhe skena

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBlendi Gonxhjakarta e tahografitkryesore2manipulimtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Eksperti: Kriza po thellohet, ekonomia në duart e miqve të qeverisë

Bie sërish besimi i qytetarëve dhe sipërmarrësve në ekonomi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com