GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Biznesmeni i lidhur me bandën e Xibrakës merr 717 mln lekë pa garë nga Mariglen Disha

11:56 - 16/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Biznesmeni i lidhur me bandën e Xibrakës merr 717 mln lekë pa garë nga Mariglen Disha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i ri i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha po ecën në hapat e paraardhësit Kastriot Gurra, madje po vulos aferat që kishte lënë përgjysmë Gurra. Tani në mes të gushtit është kujtuar të shtrojë një rrugë, plani për të cilën ka nisur 9 vjet më parë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt me objekt “Sistemim asfaltim i rrugës se fshatit Kokreve faza e I-rë, Njësia Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd”. Pikërisht shtrimi i kësaj rruge është premtuar që në zgjedhjet e vitit 2015 nga ish-kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Tenderi me pa garë!

Por, duke qenë se ishte i zënë me afera të tjera, kjo rrugicë fshati nuk u shtrua kurrë. Dhe është marrë tani në dorë si një mundësi për të nisu aferat dhe për të afruar biznesmenët e besuar.

Për këtë tender Disha ka vënë në dispozicion fondin limit me vlerë  830 milionë lekë. Në dokument shihet se kanë paraqitur ofertat e tyre 6 firma dhe njëra prej tyre kishte vlerën më të ulët, por u skualifikua së bashku me 4 oferta të tjera që në fazën e parë. Në garë mbeti vetëm oferta e firmës BAJRAMI N.” Shpk, në pronësi të Nazif Bajramit.

Edhe pse kishte oferta të tjera më të lira, Bajrami e mori tenderin dhuratë nga Mariglen Disha. Dhe rezultati përfundimtar është 717 milionë lekë, që xhirohen në llogarinë e Bajramit. Kështu kontrata u firmos pa garë fare dhe brenda 6 muajve këto para do të kalojnë në arkën e fituesit. Shpresojmë që rrugën të mos e shohim në këtë gjendje sërish vitin tjetër!

 

Kompania e përfshirë në aferën e plehrave

Kompania e Nazif Bajramit është përfshirë edhe në aferën e madhe korruptive për landifillin e Elbasanit. Konkretisht, projekti në llojin “landfill-krematorium” në Xibrakë, me lëndë të parë grumbullim dhe import mbetjesh plastike spitalore e mjekësore, gom-plastika automjetesh mbetje karburantesh me rrezikshmëri tepër të lartë, për të cilat Shqipëria nuk ka leje dhe kushtet sipas direktivave eruopiane për asgjësim apo përpunim mbitokësor.

Por, në 2020 Bashkia Elbasan zgjodhi t’ia kalojë këtë projekt kompanisë “Bajrami N shpk” ku më pas u zbuluan skandale dhe lidhje me bandat.

Në një raport të EUROPOL dhe SHISH evidentohet s biznesmeni Nazif Bajrami dhe gruaja e tij Anduena Bajrami (Prifti), qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive e kriminale, në bashkëveprim me bandën “Xibraka-Sanxhaktari-Çela”

Duke marrë parasysh edhe tenderët e denoncuar disa javë më parë, shohim se Mariglen Disha po i përzgjedh një e nga një oligarkët me të cilët do të vazhdojë bashkëpunimet e thurura nga kolegët “rilindas”.

Lexo edhe:Djalli sprovon Gledis Nanon, Komisioni i tenderit eleminon rivalët e Bajramit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: dokumentElbasanhotolishtKastriot GurraLibrazhdMariglen DishaNazif Bajrami

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Drejtori i Portit të Durrësit punëson kushëririn e parë si Drejtor Operacional

Drejtori i Portit të Durrësit punëson kushëririn e parë si Drejtor Operacional

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com