GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bjellorusia gati të pushtojë Ukrainën, Kievi zbulon skenarin që do të përdoret

22:09 - 11/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bjellorusia gati të pushtojë Ukrainën, Kievi zbulon skenarin që do të përdoret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina ka pohuar sot se Bjellorusia është e vendosur të pushtojë Kievin me forcat e Aleksandër Lukashenkos të gatshme për të kaluar kufirin sonte.

Qendra për Komunikime Strategjike e Kievit raportoi se nuk mund të përjashtonte mundësinë pas një takimi në Moskë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Lukashenko të niste pushtimi i Ukrainës.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të nisen në një pushtim më 11 mars në orën 21:00” .

Qendra u bëri thirrje gjithashtu, bjellorusëve të kundërshtojnë çdo urdhër të paligjshëm duke përfshirë një pushtim dhe të ngrihen kundër Lukashenkos. Ai deri më tani ka refuzuar të përfshijë njerëzit e tij në luftë, pasi komandantët thuhet se janë larguar në vend që të bashkohen me luftimet.

Ndërkohë, zyrtari i lartë i sigurisë së Ukrainës, Oleksiy Danilov u shpreh se Kievi po tregonte përmbajtje ndaj Bjellorusisë, pavarësisht se vendi po përdorej si pikënisje për planet e Moskës për të sulmuar vendin fqinj, por do të luftojë nëse ushtarët bjellorusë kalojnë kufirin për t’iu bashkuar pushtimit rus.Nëse “një luftëtar kalon kufirin tonë, ne do të luftojmë,” tha Danilov.

Nga ana tjetër, Ukraina ka akuzuar gjithashtu sot avionët luftarakë për organizimin e një sulmi me “flamur të rremë” në Bjellorusi si një pretekst për të përfshirë trupat e Aleksandër Lukashenkos në luftime. Kyiv bëri me dije se dy bombardues Su-25 kaluan kufirin nga Bjellorusia këtë pasdite, kryen sulme në tokën ukrainase dhe më pas bombarduan vetë Bjellorusinë.

Ministri i Mbrojtjes Olexiy Reznikov tha se sulmi ishte planifikuar nga Rusia.

“Qëllimi i këtij provokimi është të detyrojë udhëheqjen aktuale të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. Moska po përpiqet t’ju lidhë me gjak”, përfundoi ai.

Etiketa: LuftaRusiukraina

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
BE-ja prezanton pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja prezanton pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Lexo më shumë
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com