GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendi Gonxhe i jep Arjan Lalës “koncesionin” e ushqimit të Spitalit Memorial, kontrata 401 milionë lekë pa garë

15:07 - 24/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blendi Gonxhe i jep Arjan Lalës “koncesionin” e ushqimit të Spitalit Memorial, kontrata 401 milionë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe plotësohet me Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, ku bën pazaret e tenderëve. Qysh kur u shkri agjencia e Blerjeve të Përqendruara, që ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme, funksionet i kaluan institucionit të drejtuar nga Blendi Gonxhe. Ky i fundit ka nisur me intensitet të madh të menaxhojë fondet e qeverisë, sipas eksperiencës së tij të gjatë me tenderat.

Javët e fundit Operatori po zhvillon prokurime të mëdha për furnizimin me ushqime të spitaleve. Këtë herë radhën e ka Spitali Memorial Fier, i ndërtuar nga Erdogan, i cili prej kohësh është kthyer në një gropë thithëse për fondet.

Më datë 22 korrik 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Gonxhes ka mbyllur tenderin me objekt  ‘Shërbim dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Rajonal Memorial Fier’.  401 milionë lekë (pa TVSH) do të shfrytëzohen për këtë prokurim, ku nuk përcaktohen specifikisht ushqimet që do të blihen dhe sasitë, por janë emërtuar vetëm si dieta.

Kjo është një mënyrë tjetër për të krijuar hapësira për abuzim.

Zakonisht për tendera me vlerë të madhe shfaqin interes disa  kompani dhe administratorja e Gonxhes në krye të Operatorit  detyrohet të gjejë ndonjë argument për t’i skualifikuar konkurrentët dhe kontratat të përfundojë në duart e kompanisë që favorizohet.

Këtë herë e ka patur më të lehtë pasi vetëm firma “LALA COMPANY” SH.P.K ka dorëzuar një ofertë. “Lala” propozon ta kryejë furnizimin me 398 milionë lekë, sa 99.5% e fondit limit. Oferta në fjalë duhej skualifikuar për shkak se është shumë e shtrenjtë. Ndërkohë, procedurat nuk duhej të kishin vazhduar, pasi ishte në garë vetëm një kompani dhe kemi mungesë konkurrence.

Administratorja e Gonxhes ka firmosur kontratën me firmën “LALA COMPANY” SH.P.K. duke anashkaluar kështu ligjin mbi prokurimet.

Sigurisht Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq”, për të treguar se po abuzohet me fondin e spitalit. Kujtojmë se “Flamuri” është shenja e përdorur për riskun e korrupsionit.

Ky prokurim është pjesë e një serie procedurash me shkelje ku objekt është ushqimi i të sëmurëve. Në 17 korrik 2024, Gijotina.com denoncoi tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi, për Spitalin psikiatrik “DR. Sadik Dinci”, Elbasan” me fond limit 4.7 milionë euro. Edhe ky tender u dha pa garë fare tek bashkimi i operatorëve  BOE GERTI-1987 sh.p.k & DAJTI PARK 2007 sh.p.k.

Pra kemi të bëjmë me tenderë me të njëjtin objekt, për spitale dhe shifra të ndryshme, por me të njëjtën skemë abuzimi.

Firma “Lala Company” me pronar Arjan Lalën e ka marrë gjithmonë këtë kontratë qysh nga viti 2022 dhe gjithmonë me “Flamur të kuq”. Tenderi i vitit 2022 është anuluar dy herë dhe në fund i është dhënë sërish Lalës. Sipas kontratës së lidhur e cila është sa trefishi i vlerës së prokurimeve të viteve të mëparshme, afati i furnizimit do të jetë 2-vjeçar. Pra, duket si një tip koncesioni i pashpallur, pasi është e njëjta kompani që vazhdon dhe kryen furnizimin e Spitalit Memorial të Fierit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBledi GonxhjaSpitali Memorial FierTEDNERushqime

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Kurti: Të mos madhërohet e heroizohet Faton Hajrizi

Kurti: Të mos madhërohet e heroizohet Faton Hajrizi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com