GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blendian Dalipi i xhiron 700 MLN lekë Shpëtim Cingës me ofertë 100 MLN lekë më të shtrenjtë se rivalët

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Blendian Dalipi

Blendian Dalipi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i OSSH, Blendian Dalipi, është drejtor i fuqishëm brenda korporatës OSHEE dhe këtë e tregon arroganca me të cilën i shkel rregullat e prokurimit. Në tenderët e firmosur nga Dalipi valvitet “Flamuri i kuq” i abuzimeve të qindra milionë lekëve.

Kësaj radhe, Dalipi i ka dhënë kontratën 700 milionë lekë njërit prej oligarkëve më të mëdhenj, Shpëtim Cingës, pronarit  të firmës SHANSI INVEST. Ky tender mban numrin e referencës REF-92165-12-27-2023 dhe ka si objekt “Ndërtimi i Fiderave 20 Kv,L10,n.St. Vlora 1 dhe Fideri J10 N.St. Vlora 2 për furnizimin e objekteve në Portin e Vlorës”.

Menjëherë sapo shikon dokumentet e tenderit, kuptohet që kemi të bëjmë me një tjetër rast abuzimi, me taktikat e vjetra të përvetësimi, që sjellin si pasojë dëm ekonomik. Në dokument renditen 4 oferta të paraqitura nga 4 kompani të ndryshme, me vlera të ndryshme.

Nga të gjitha këto oferta, Dalipi tërhoqi zarfin “SHANSI INVEST” të Shpëtim Cingës, që regjistron vlerën më të lartë. Propozimi i tij është afro 100 milionë lekë më shumë se të tjerët, por Dalipi preferon ofertat e shtrenjta. Pra, ndonëse tre firmat e tjera ofruan më pak, Blendian Dalipi i ka dhënë dhuratën, Shpëtim Cingës, me ofertë në vlerën 700 milionë lekë të vjetra. Nga ana tjetër nëse krahasojmë këtë vlerë me fondin limit, del se është sa 93% e tij.

Me këtë lloj tenderi, që duhej anuluar, Dalipi sfidon SPAK-un ta hetojë. Ndërkohë, Open Data e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Biznesmeni Shpëtim Cinga njihet për gamën e tenderëve që përfiton me vlera të larta, sidomos nga sektori energjetik. Ai fitoi miliarda lekë kryesisht nga aferat me KESH, gjatë këtyre viteve që drejtohej nga Ergys Verdho, e më parë nga Benet Beci.

Vetëm në vitet e fundit firma e tij numëron 14 miliardë lekë transaksione nga Thesari i Shtetit përmes tenderëve, shumica e të cilëve të fituar me ndihmën e drejtorëve të korruptuar. Ku shihet se pjesa më e madhe janë nga sektori i energjisë, si aferat me KESH, OST, OSSH, OSHEE, ndërsa nuk mungojnë edhe kontratat që ka firmosur me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.

Madje, shohim që këtë vit ai e ka nisur me dy tenderë nga Bashkia Tiranë: njëri ka fondin prej  295 milionë lekë, tjetri i firmosur nga UKT është transaksion 380 milionë lekë.

Me firmën e Dalipit, “SHANSI INVEST” përfitoi kontratën 100 milionë lekë më shtrenjtë dhe ky është një dëm më arkën e shoqërisë.

Dalipi u emërua para një viti në krye të OSSH dhe njihet për përkrahjen që gëzon nga ministrja Belinda Balluku. Megjithatë, kujtojmë se shumë drejtorë, kohët e fundit kanë përfunduar në pranga për tendera fiktivë dhe korrupsion me koncesionet, megjithëse kanë pasur mbështetje politike nga shefat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Blendian DalipiOSSHshpetim cinga

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tetë persona i zënë pritë dy shqiptarëve në Greqi, një i plagosur

Plas sherri në Skrapar, plagoset me thikë 35-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skena si në luftë, policia ndjek protestuesit te Rruga e Dibrës
Aktualitet

Skena si në luftë, policia ndjek protestuesit te Rruga e Dibrës

18:58 - 19/10/26

Skena të pazakonta si “lufte” po shihen në rrugët e Tiranës. Policia ndjek nga pas protestuesit, teksa përpara kanë edhe...

Lexo më shumë
Policia nis të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve

Policia nis të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve

18:46 - 19/10/26
Policia me gazlotsjellës, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë

Policia me gazlotsjellës, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë

18:37 - 19/10/26
Bulevardi plot me protestues, hidhen lëndë piroteknike. Policia lëshon gaz lotsjellës pa masë

Bulevardi plot me protestues, hidhen lëndë piroteknike. Policia lëshon gaz lotsjellës pa masë

18:24 - 19/10/26
Bardhi: Rama dhe Balluku, nga dhuna e kartonëve te dhuna e uniformave!

Bardhi: Rama dhe Balluku, nga dhuna e kartonëve te dhuna e uniformave!

18:05 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com