GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari mund të përfundojnë në gjykatë, ja arsyeja

14:05 - 01/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari mund të përfundojnë në gjykatë, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja Evi Kokalari dhe këngëtarja Bleona Qereti rrezikojnë të përballen në gjykatë, konkretisht në atë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konkretisht, Marc. E. Kasoëitz, avokati i Qerretit që njihet gjerësisht edhe si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump, i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e akuzon atë për shpifje dhe i kërkon të ndalet.

Kasoëitz e paralajmëron aktivisten që të mos vijojë me deklaratat kundër këngëtares, pasi në të kundërt rrezikon të përballet në gjyq me të. Avokati shton se ndaj klientes së tij janë hedhur akuza të pabaza dhe një seri shpifjesh, që sipas tij kanë prishur reputacionin e këngëtares dhe biznesit të saj.

E nderuara zonja Kokalari: Përfaqësoj znj. Bleona Qereti. Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë. Sinqerisht, Marc. E. Kasoëitz.

Emri i Bleona Qerretit doli në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Por Bleona e refuzoi propozimin, duke theksuar se nëse do të punonte për ndonjë qeveri, ajo do të ishte qeveria e SHBA-ve. Ajo postoi një status në instagram, në të cilin kujtonte nënshtetësinë e saj amerikane duke shtuar se nuk mund të bëhej pjesë e një partie politike në Shqipëri.

Kokalari nga ana tjetër nuk e priti mirë reagimin e saj. Një ditë më parë, ajo e sulmoi publikisht këngëtaren. Madje në një postim në rrjetet sociale shkruante se Qerreti mund të ishte futur gabimisht në listën e kandidatëve, pasi sipas saj këngëtarja nuk ishte personi i duhur që mund të ndihmonte në ringritjen e PD-së, duke theksuar se mjafton të shiheshin fotot e këngëtares për ta kuptuar këtë gjë. Pikërisht kjo deklaratë cilësohet si prishje imazhi nga përfaqësuesi ligjor i këngëtares.

Etiketa: arsyejaBleona QerretiEvi KokalariGjykateperfundojne

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Mbyllet numërimi, Vokshi: Vendimet merren nga anëtarësia

Mbyllet numërimi, Vokshi: Vendimet merren nga anëtarësia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com