GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Blerim Shera bën pis Vorën me tenderat e pastrimit, 4 miliardë lekë në xhepat e një personi

11:49 - 24/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Blerim Shera bën pis Vorën me tenderat e pastrimit, 4 miliardë lekë në xhepat e një personi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkisë Vorë nuk i ndahen drejtuesit e korruptuar që po e çojnë atë drejtë degradimit. Pas ish-kreut Agim Kajmaku, i arrestuar për përfshirje në grupe kriminale dhe i denoncuar për abuzimet me fondet e bashkisë, edhe drejtuesi i ri Blerim Shera po ndjek të njëjtat hapa. Ai po bën pis bashkinë me aferat korruptive për pastrim. Kemi të bëjmë me 2 tenderë me vlerë totale 4 miliardë lekë, të cilët Shera i ka dhënë pa konkurrencë dhe në shkelje të  ligjit. Ky prokurim me numër reference është hapur si një kontratë “urgjente”, pa argumentuar shkaqet.

Bie në sy se ai po shpenzon një vlerë shumë të lartë dhe tenderi i është dhënë pa garë kompanisë “Kurora” shpk. Në fakt ky tender është edhe më i komplikuar se kaq dhe afera akoma më e thellë. Pasi, brenda 2 muajsh Shera i ka dhënë kësaj kompanie tender me të njëjtin objekt, por i ka ndryshuar afatet. Konkretisht, nga dokumentet e siguruara evidentohet se, në gusht të këtij viti mbylli tenderin për pastrim me vlerë 3 miliardë lekë dhe fitues u shpall kompania “Kurora”, pa garë dhe duke cenuar konkurrencën. Në këtë tender morën pjesë “Alko Impex” me vlerë 266.880.370 lekë pa TVSH. B.O.E Cogren & A.E.K&Co me vlerë të ofertës 239.981.138 lekë, ED Konstruksion me vlerë 273.395.778 lekë. Ndërkohë, fituesi B.O.E Kurora  & V.A.L.E Recycling ofruan 270.866.703 lekë, ndërkohë firma REJ kishte një ofertë me vlerë 240.582.685 lekë.

Siç duket edhe nga ofertat, ato që ofruan më pak se Kurora, u s’kualifikuan. U përdorën argumente se nuk janë paraqitur autorizime prodhuesi për dezinfektimin e kontejnerëve, apo nuk kanë paraqitur dokumente për mjetet. Ndërkohë, firma REJ, sipas Bashkisë së Vorës, nuk ka pasur asnjë dokument që disponon mjetet, ndërsa “Alko Impex” s’ka pasur drejtues teknik. Paratë shkuan në llgaritë e  Elvis Miri, pronarit të “V.A.L.E. Recycling” dhe Servet Dedjes që zotëron 100 % të kompanisë “Kurora” Shpk.

Shera i jep klientit “thelën mbi bisht”

Me tenderin e mbyllur në 16 shtator 2022, Shera përshpejtoi procedurat për objektin në fjalë. Por, edhe për këtë tender Shera ka derdhur 220 milionë lekë të tjera, duke bërë që vetëm për pastrim të shpenzohen në total rreth 4 miliardë lekë. E qartë që, kjo është një aferë e dyshimtë, pasi për rreth 30 ditë, e njëjta firmë shpallet fillimisht fituese e tenderit të madh dhe pas disa ditësh fiton një tjetër tender pastrimi emergjent për 90 ditë. Kjo është “thela mbi bisht” për mikun e tij. Duhet theksuar këtu se kontrata e fundit është procedurë me negocim dhe nuk është zhvilluar asnjë garë duke shkelur këtu dy rregulla të rëndësishme të prokurimeve publike.

Shera nuk  pyet as për shefin

Dy tenderë me të njëjtin objekt në pak javë sigurisht që është rast për t’u hetuar nga SPAK-u. Por Shera nuk pyet për asgjë dhe asnjë. Ai ka “guxuar” të shpenzojë miliarda lekë me tenderë abuziv edhe pse bashkia Vorë ka qenë nën shënjestrën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e administrimit. Kujtojmë se në një mbledhje me krerët e bashkive në vend, kryeministri paralajmëroi bashkinë e Vorës se duhet të marrë masa për të rregulluar shpenzimet pasi është në gjendje kritike sa i përket borxheve. “Situata në Bashkinë e Kavajës dhe të Vorës është shumë më serioze ku detyrimet e prapambetura shënojnë respektivisht 91.23% dhe 90.54%”, u shpreh Rama. Por me këto veprime, kryebashkiakut Shera nuk i bën punë më mbrojtja apo kritikat për sy e faqe të Ramës, sepse po shkon me këmbët e tij drejt SPAK-ut. Zyrtari e ka bërë tashmë pis imazhin dhe po ia lë bosh portofolin qytetit./ Esmeralda Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAgim KajmakuAPPBashkia VoreBlerim Sherakompania KuroraKPPkryesore2Krysore2pastrim bashkietender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Denoncimi i PD: Arsimi është në rrezik, gjimnazi “Besnik Sykja” e parikonstruktuar

Denoncimi i PD: Arsimi është në rrezik, gjimnazi “Besnik Sykja” e parikonstruktuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar
Sport

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Lexo më shumë
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com