GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken bën deklaratën e fortë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën çdo moment

15:50 - 11/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blinken bën deklaratën e fortë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën çdo moment

US Secretary of State Antony Blinken speaks in the briefing room of the State Department in Washington, DC, on January 7, 2022. - Blinken said Friday that Russia could choose a diplomatic solution on Ukraine in talks next week but warned the US would not be "distracted" by Moscow's demands. "We're prepared to respond forcefully to further Russian aggression. But a diplomatic solution is still possible and preferable if Russia chooses it," Blinken told reporters ahead of talks January 10 in Geneva. (Photo by Andrew Harnik / POOL / AFP)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa në kufi me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin në çdo moment, duke përfshirë edhe periudhën sa mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ai ka thënë se Uashingtoni vazhdon të “tërheqë” stafin e ambasadës nga Kievi dhe ka përsëritur thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit që shtetasit amerikanë të largohen nga ky shtet menjëherë.

“Thënë thjesht, ne vazhdojmë të shohim shenja të turbullta të përshkallëzimit rus, duke përfshirë arritjen e forcave të reja ruse në kufirin ukrainas”, ka thënë Blinken në një konferencë në qytetin Australian, Melbërn më 11 shkurt.

“Siç e kemi thënë më parë, ne mund të përballemi me pushtim në çdo kohë, dhe të jem i qartë, aty përfshihet edhe periudha e Lojërave Olimpike Dimërore”.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen nga ky shtet menjëherë, pas rritjes së kërcënimeve për veprime të ushtrisë ruse.

“Shtetasit amerikanë duhet të largohen tani”, ka thënë Biden të enjten për NBC News.

“Ne po përballemi me një prej ushtrive më të mëdha në botë. Është situatë krejt ndryshe dhe gjërat mund të përshkallëzohen shpejt”.

I pyetur nëse ekziston një skenar që mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa ushtarake për t’i shpëtuar amerikanët, Biden ka thënë se nuk ka.

“Bëhet luftë botërore kur amerikanët dhe rusët nisin të shtëna ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi në një botë krejt ndryshe prej asaj që kemi qenë”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht se ka mbledhur më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit.

Ndërkohë Rusia ka nisur edhe stërvitjet masive ushtarake me shtetin fqinj, Bjellorusinë. Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokim të qasjes në det.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymtro Kuleba, ka thënë se Deti Azov është bllokuar plotësisht dhe Deti i Zi është mbushur me forca ruse.

Stërvitjet detare të Rusisë nisin javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës. Rusia ka lëshuar paralajmërime se do të ketë gjuajtje me raketa dhe armë tjera gjatë stërvitjeve.

Moska ka thënë se nuk mund ta pranojë që Ukraina – ish-republikë sovjetike me lidhje të forta socio-kulturore me Rusinë – t’i bashkohet një ditë NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të mos ndodhë ndonjëherë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të enjten se Evropa po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në dekada për shkak të këtyre tensioneve.

Liderët botërorë vazhdojnë të deklarohen se diplomacia duhet të shërbejë për ulje të krizës rreth Ukrainës. Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar të enjten vonë se kanë dështuar që të arrijnë në ndonjë pikë kyçe në bisedimet me zyrtarë francezë dhe gjermanë, me qëllim të dhënies fund të konfliktit separatist në lindje të Ukrainës.

Tensionet aktuale kanë ardhur tetë vjet pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Prej atëherë, ushtria ruse ka luftuar me rebelët e përkrahur nga Rusia, në lindje të shtetit.

Kryeministri britanik ka thënë se shpreson në “diplomaci të durueshme” për të gjetur rrugën në këtë krizë, ndonëse rreziqet janë të mëdha.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë gjatë një konference me homologen e tij britanike, Liz Truss se bisedimet kanë qenë “zhgënjyese”.

Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë “lënë për të dëshiruar” dhe se “janë në pikën më të ulët në vjetët e fundit”.

Truss ka akuzuar Rusinë për “retorikë të Luftës së Ftohtë”. Ka shqetësime se nëse Rusia tenton të pushtojë Ukrainën, stërvitjet e afrojnë ushtrinë ruse afër kryeqytetit ukrainas Kiev, duke e bërë më të lehtë sulmin aty.

Rusia, në anën tjetër, ka deklaruar se trupat e saj do të kthehen në baza të përhershme pas përfundimit të stërvitjeve. Ukraina ka nisur stërvitjet e veta ushtarake 10-ditore, mirëpo zyrtarët kanë dhënë pak hollësi./ REL

 

Etiketa: LufteSHBA

Lajme të lidhura

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment
Aktualitet

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament
Botë

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

09:43 - 27/04/26
Para
Vullkani Etna dhuron spektakël: Hiri shkon deri në 8000 metra lartësi (Video)

Vullkani Etna dhuron spektakël: Hiri shkon deri në 8000 metra lartësi (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com