GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blinken elozhe Ramës: Jo vetëm udhëheqës i shquar, por edhe Kryeministër …

15:45 - 15/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken elozhe Ramës: Jo vetëm udhëheqës i shquar, por edhe Kryeministër …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë.

“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura.

Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë.

Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit tha se ish-Piramida u ndërtua me fondin shqiptaro-amerikan, ndërsa 35 vite më parë ndërtesa i ishte kushtuar ndaj një personi që përfaqësonte të kaluarën.

“E vetmja marrëdhënie e jonë në atë kohë ishte zëri në Zerin e Amerikës. Shikoni sot rreth e rrotull, ka dritë, kafe, salla, është një simbol i fuqishëm i gjallë i të ardhmes dhe i tanishmes.

Shqiptarët mësojnë si të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me fondin shqiptaro amerikan. Unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen, një e ardhme e integruar me perëndimin. V

itin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërisë, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund tju ndihmoj.

Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Një nga restorantet më të mira është shqiptare”, u shpreh Blinken.

Duke falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e afganëve, Blinken tregoi edhe raste të disa prej vajzave afgane të cilat tanimë kanë arritur të shkollohen dhe kanë ide për të hapur bizneset e tyre.

“Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata.

Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër 1 të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre.

Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit.

Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët”- tha Blinken.

Etiketa: BlinkenRamaTirane

Lajme të lidhura

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës
Breaking Views

“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës

20:22 - 31/03/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Para
VIDEO/ Romeo-Gracianos: Do dalësh vetë plako, nuk e përballon dot…

VIDEO/ Romeo-Gracianos: Do dalësh vetë plako, nuk e përballon dot...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com