GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Blinken mund të përfshihet vetë në dialogun Kosovë-Serbi

09:06 - 23/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken mund të përfshihet vetë në dialogun Kosovë-Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është i gatshëm të përfshihet edhe personalisht në dialogun Kosovë-Serbi nëse është nevoja për të arritur diçka përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet nëse është e mundshme që Blinken të mirëpresë një takim në Washington para 1 shtatorit.

“Nëse e shohim të udhës se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është diçka e domosdoshme për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe t’i bëjë ato biseda”.

Price shtoi se janë duke i përcjellë me vëmendje bisedimet dhe se i mbështesin ato, duke potencuar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në qendër të rezultatit përfundimtar.

“Ne jemi të angazhuar në këtë. Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thashë javën e kaluar, ne besojmë se bisedimet janë duke vazhduar. Ne jemi duke i parë. Ne po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre për normalizim të marrëdhënieve, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”.

Ai ka thënë se për të dëshmuar këtë mbështetje për dialogun, SHBA ka dërguar emisarin Escobar në Bruksel dhe ka konfirmuar se ai do të vijë në Prishtinë dhe më pas do të shkojë në Beograd. Escobar dhe Lajçak pritet që sot të arrijnë në Prishtinë dhe pas vizitës aty do të vazhdojnë për Beograd.

Etiketa: BlinkendialogKosoveKryesore1Serbi

Lajme të lidhura

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Para
Gjendet arma e autorit që vrau Madrit Ulqinakun

Gjendet arma e autorit që vrau Madrit Ulqinakun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com