GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

3 ditë i bllokuar në minierë, shteti asnjë masë. PD: Lutemi të dalë i gjallë. Sindikata: Institucionet reagim qesharak!

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
3 ditë i bllokuar në minierë, shteti asnjë masë. PD: Lutemi të dalë i gjallë. Sindikata: Institucionet reagim qesharak!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ke reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Bulqizë, ku prej tre ditësh minatori Muharrem Plaku është bllokuar brenda në minierë.

Deputetja Dhurata Çupi shkruan në Facebook, se lutet që 61-vjeçari të dalë gjallë nga nëntoka, teksa shton se gjatë 8 viteve dhjetëra minatorë kanë humbur jetën për shkak të abuzimeve të qeverisë me pasurinë e nëntokës.

“Lutemi që të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqqeverisjes, abuzimit dhe korrupsionit masiv me pasurinë Kombëtare. Gjatë 8 viteve që kaluara janë me dhjetëra minatorë që kanë humbur jetën, që janë plagosur në miniera për shkak të babëzisë së pa fre, për shkak të abuzimeve me pasurinë e nëntokës”.

Sipas saj, minatorët janë braktisur si asnjëherë më parë, ndërsa lista e borxheve të tyre, shtohet përditë.

“Korrupsioni me lejet e shfrytëzimit të minierave fillon në Tiranë, në zyrat me vula shtetërore dhe mbaron në zgavrën e korrupsionit në Bulqizë. Minatorët janë të braktisur si asnjë herë më parë. Familjet që kanë humbur kryefamiljarin në galeritë e vdekjes janë në hall të madh. Mbijetojnë në varfëri. Lista e borxheve të familjeve të minatorëve shtohet nga dita në ditë”.

Ndër të tjera, deputetja shkruan se qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia sociale për t’ju siguruar minatorëve kushte pune të sigurta, dhe se në programin e qeverisë nuk kishte asgjë për ta, ashtu siç nuk kishte për 8 vite më parë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi ditën e djeshme dhe sindikata e minatorëve, të cilët akuzojnë strukturat shtetërore për angazhim qesharak në gjetjen dhe shpëtimin e Muharrem Plakut.

Sindikata hedh akuza të drejtpërdrejta për organet shtetërore të cilat janë përqendruar në qeverinë dhe parlamentin e ri duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur zhdukjes së minatorit.

“Shteti dhe mobilizimi i institucioneve shtetërore ka qenë qesharak, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 ditë. E gjithë vëmendja është përqendruar te parlamenti i ri i padrejtësive të vjetra. Asnjë fjalë nuk kanë thënë për minatorin Muharrem Plaku. Bëjmë thirrje që shteti të kthejë sytë nga Bulqiza dhe të përqendrojë të gjitha forcat për nxjerrjen e shokut tonë nga nëntoka. Jeta jonë duhet të jetë më e rëndësishme se fitimi i pronarëve dhe pallavrat e politikanëve!”

Minatori Muharrem Plaku me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri prej orës 12:00 të 15 shtatorit dhe ende nuk dihet fati i tij. Ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave nuk ka mundur akoma të nxjerrë akoma minatorin që mbeti i bllokuar nga shembja e galerisë së kromit në Bulqizë.

Etiketa: Dhurata CupiPD

Lajme të lidhura

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

08:11 - 10/10/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

08:01 - 10/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Para
“Vaksinimin tek adoleshentët, i dëmshëm”, epidemiologët kundër qeverisë: Jo vaksinim me detyrim

Një panel i FDA-së rekomandon doza përforcuese kundër COVID-19 për të moshuarit

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

08:11 - 10/10/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me mundësinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë së...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 10/10/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

08:01 - 10/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme 10 Tetor 2026

07:42 - 10/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 10 Tetor 2026

07:41 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com