GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bllokohen 4 tenderat e Eugena Tominit me vlerë 1 MLN Euro, akuza për korrupsion në ISHP

13:48 - 31/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
nkretisht drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i ka nisur tenderat e dezinsketimit të plazheve në prill 2023 me ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe po i vazhdon i arritur t’i mbyllë me Taulant Ballën.

nkretisht drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i ka nisur tenderat e dezinsketimit të plazheve në prill 2023 me ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe po i vazhdon i arritur t’i mbyllë me Taulant Ballën.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të korrupsionit me tenderët e insekticideve, ISHP dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara rrezikojnë, jo vetëm fondin, por edhe jetën e qytetarëve. Konkretisht drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i ka nisur tenderat e dezinsketimit të plazheve në prill 2023 me ish-ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe po i vazhdon i arritur t’i mbyllë me Taulant Ballën.

Kështu, beteja për 834 milionë lekë (pa TVSH) e zhyti bregdetin mes karkalecave, mizave dhe mushkonjave..

Ndërsa po mbyllet ky vit, tenderët zvarriten dhe akoma nuk janë vënë në zbatim. Pas kaq muajsh Komisioni i Prokurimeve Publike ka marrë vendimet për ankesat e shumta që janë bërë për çdo tender dezinsektimi në disa qytete.

Korrupsion në ISHP, akuzohen dy specialiste

Tenderi me objekt “Shërbim i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Vlorë”, me fond limit 431 milionë lekë (pa TVSh), zhvilluar në datë 13.06.2023  është fituar nga firma   EGIAN MED në pronësi të Fatos Lashit.

 

Mirëpo kjo kompani nuk i ka kryer shërbimet për shkak se procesi u bllokua, pasi u bënë dy denoncime të njëpasnjëshme nga firma “NRG” SHPK, e cila ka kërkuar që të skualifikohen dy firma të cilat nuk përmbushin kriteret. Ndërkaq ka theksuar se oferta e saj nuk është marrë parasysh sipas ligjit, sepse Autoriteti Kontraktor ka përfshirë kritere burokratike në dokumentet standarde të tenderit.

Madje ankimuesi shprehet se dy vartëse të Eugena Tominit në ISHP kanë ndihmuar “Egian Med” shpk të regjistrojë produkte që nuk janë të vlefshme dhe nuk lejohen për dezinsektim dhe nuk janë miratuar për përdorim në Shqipëri.

“Specialistët e ISHP që hartuan specifikimet teknike sipas V.K.M. nr. 933 datë 25.11.2020 E.R dhe Z.S qëllimisht nuk e kishin përcaktuar shtamin e produktit bti në dokumentet e tenderit madje nuk kishin vendosur asnjë kriter kualifikimi teknik për produktin. Themi qëllimisht pasi vetëm në këtë mënyrë do të favorizonin duke marrën guximin të kualifikonin OE Egian Med shpk edhe pse produkti i tij është i pavlefshëm pasi nuk është në listën e përbërësve aktivë të miratuar në Republikën e Shqipërisë.

 Jo më kot është E.R që përgatit specifikimet teknike të tenderit dhe merr pjesë gjithashtu në grupin që lëshon Autorizim importi. Të dy këta punonjës të ISHP-së në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke ndihmuar OE Egian Med shpk të regjistrojë produktet Aquabac dhe për këto veprime shoqëria jonë do të kërkojë përgjegjësitë penale pranë institucioneve kompetente”, thuhet në ankesë.

Të njëjtën pikë ka ankimuar edhe firma “Air” SHPK, që shënon denoncimin e tretë për këtë tender. Dhe tashmë pas kaq muajsh, KPP ka pranuar ankesat dhe ka kërkuar që të anulohet vendimi për kualifikimin e kompanisë fituese.  Çka do të thotë se dezinsektimi do të zvarritet akoma, për aq kohë sa institucioni i Tominit është zhytur në korrupsion. Pra, KPP ka pranuar ankesën dhe kërkon nisjen e hetimeve.

Të nisin hetimet për tenderin në Fier!

Situatë e stërzgjatur është edhe për Lotin 5 “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier” me fond limit mbi 216 milionë lekë (pa Tvsh), zhvilluar në datë 13.06.2023 nga autoriteti kontraktor, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. Ka qenë sërish kompania “NRG” SHPK e cila ka ankimuar vendimin e Komisionit që vlerëson ofertat dhe shpall fitues edhe për këtë lot  “Egian Med” SHPK. Pra, rasti përsëritet! E njëjta firmë do të fuste në xhep paratë e tenderit të Vlorës, shfaqet edhe në prokurimin për Fierin.

Sigurisht, në shkelje të ligjit! Dhe këtë e vërtetojnë argumentet e paraqitura në ankesë ku thuhet se “Specialistët e ISHP që hartuan specifikimet teknike sipas V.K.M. nr. 933 datë 25.11.2020 E. R dhe Z.S qëllimisht nuk e kishin përcaktuar shtamin e produktit bti në dokumentet e tenderit madje nuk kishin vendosur asnjë kriter kualifikimi teknik për produktin. Themi qëllimisht pasi vetëm në këtë mënyrë do të favorizonin duke marrën guximin të kualifikonin OE Egian Med shpk edhe pse produkti i tij është i pavlefshëm, pasi nuk është në listën e përbërësve aktivë”, thuhet në ankimim. Duke ngritur kështu denoncimin e dytë për punonjëset e ISHP që favorizojnë miqtë e tyre me lejimin e produkteve të dëmshme, që mund të ishin të rrezikshme për qytetarët.

Tre denoncime për tenderin e dezinfektimit në Lezhë

Ndërkohë për  Loti 2 “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Lezhë”, me fond limit 99 milionë  lekë (pa TVSh), zhvilluar në datë 13.06.2023 janë bërë 3 ankesa. Konkretisht firmat  “NRG” SHPK, “Pastrime Silvio” SHPK, “Euromed” SHPK pretendojnë se në këtë tender janë vendosur kriteret që mund t’i plotësonte vetëm firma  “Florfarma” SHPK në pronësi të Mitro Todhe, e cila ishte paracaktuar si fituese.

Të tre ankimuesit shprehen se firma fituese ka paraqitur se do të përdorte për dezinfektim një lloj lënde që nuk është e lejueshme për të kryer këtë proces në zona të populluara dhe aq më keq ato bregdetare ku ka turistë të shumtë. “Produkti AQUATAIN më lëndë aktive Polidimetil siloksan (silikon), nuk përmbush specifikimet teknike për kryerjen e ndërhyrjeve të rekomanduara për kontrollin e larvave të mushkonjave sipas habitateve të kategorisë “A”. Produkti Aquatain nuk është produkt biocid, por është larvicid qe vepron si barriere fizike”, theksohet në ankesa.

Kështu, Tomini dhe stafi i saj me këto afera kanë qenë gati duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin. KPP ka pranuar ankesat dhe i kërkon Autoritetit Kontraktor të rishikojë tenderin dhe vlerësimin e ofertës fituese.

Dezinsektimi në Shkodër

“Euromed” SHPK dhe “NRG” SHPK kanë dorëzuar në korrik edhe nga një denoncim tjetër për tenderin me Loi 1 “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Shkodër”, me fond limit 87 milionë lekë (pa TVSH), zhvilluar në datë 13.06.2023. Kompanitë fokusohen të e njëjta pikë, përdorimi i një produkti për dezinsektim që nuk është i lejueshëm.

“Produkti AQUATAIN më lëndë aktive Polidimetil siloksan (silikon), nuk përmbush specifikimet teknike për kryerjen e ndërhyrjeve të rekomanduara për kontrollin e larvave të mushkonjave sipas habitateve të kategorisë “A”. Produkti Aquatain nuk është produkt biocid, por është larvicid qe vepron si barriere fizike, duke penguar larvat dhe pupat e mushkonjave të thithin oksigjenin nga sipërfaqja pasi bllokon sifonin e aparatit të frymëmarrjes së tyre me anë të shtresës që krijon në sipërfaqe”, thuhet në ankesë.

Theksojmë që firma Florfarma” SHPK e ka fituar tenderin pas një ankesë që bëri më herët. Ndërkaq në këtë rast KPP nuk ka pranuar ankesën e bërë nga dy firmat. Por, gjithsesi i kërkon Autoritetit Kontraktor që të anulojë vendimin për shpalljen e fituesit dhe të korrigjojë shkeljet në tender.

Ashtu siç thotë dhe KPP, ka ardhur koha që këto shkelje në 4 tenderët me vlerë afro 1 milion EURO të mos kalohen lehtë. SPAK duhet të nisë seriozisht hetimin për Eugena Tominin dhe Bledi Çuçin, përfshirë në paketë edhe Taulant Ballën.

Lexoni edhe: Eugena Tomini do të rregullojë zyrat, Manastirliu i fal 3.4 mld lekë pa garë Kacdedjas

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimBledi ÇuçidezinsektimEugen TominiKPPTaulant Ballatendervendime

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Asterologia rëndit shenjat më me fat, ja kush kryeson

Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të zodiakut për Nëntorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com