Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në infrastrukturë.
Raportohet se muri anësor i “i urës shtrezëz” ka filluar të shembet në njësinë administrative të Shishtavecit e cila lidh aksin rrugor Shishtavec-Kukës, duke lënë dhjetëra fëmijë pa shkuar në shkollë.
Një qytetar tha se janë mbi 5 mijë banorë të zonës që mbeten të bllokuar pasi nuk mund të kalojnë urën me makinë sepse rrezikohet shembja.
Problemi i urës në këtë zonë është ngritur disa herë nga banorët që kalojnë aty për jetën e përditshme por pushteti lokal nuk ka patur asnjë reagim.
Discussion about this post