GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blloku afrikan thotë se ka një plan për ndërhyrje në Niger

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Blloku afrikan thotë se ka një plan për ndërhyrje në Niger
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefat e ushtrisë së shteteve të Afrikës Perëndimore janë pajtuar për një plan për ndërhyrje të mundshme në Niger, teksa po afrohet afati për juntën e këtij shteti që të rivendosë sundimin civil, tha një zyrtar nga blloku rajonal ECOWAS.

Bashkësia Ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore në fundjavë i dha afat një javë juntës së Nigerit, që rrëzojë nga pushteti më 26 korrik presidentin e zgjedhur, Mohamed Bazoum, që t’ia rikthejë atij pushtetin ose do të përballen me përdorim të forcës.

Shefat ushtarak të ECOWAS u takuan në Abuxha të Nigerisë për të diskutuar për mënyrat se si duhet t’i përgjigjen kësaj krize.

“Të gjitha elementet që kërkohen në çdo ndërhyrje të mundshme, përfshirë burimet e nevojshme dhe kur do ta përdorim forcën, janë diskutuar dhe ka pajtim për to”, tha komisionari i ECOWAS, Abdel-Fatau Musah.

“Ne duam që diplomacia të funksionojë, ne duam që ky mesazh të transmetohet qartë te junta se ne po u japim çdo mundësi që të kthejnë mbrapsht krejt atë që kanë bërë”, shtoi ai.

Junta e Nigerit është zotuar se do të përgjigjet “menjëherë” në rast të ndonjë ndërhyrjeje nga jashtë.

Ushtria e ka mbajtur Bazoumin dhe familjen e tij në rezidencën zyrtare në kryeqytet, Niamej, për nëntë ditë.

Qeveritë në rajon që udhëhiqen nga juntat në Mali dhe Burkina Faso kanë thënë se çdo ndërhyrje ushtarake në Niger do të nënkuptonte edhe shpallje të luftës ndaj tyre./REL

Etiketa: Blloku afrikanNiger

Lajme të lidhura

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë
Aktualitet

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet
Breaking Views

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Para
“S’kam qenë mirë”, Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik

“S’kam qenë mirë”, Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa...

Lexo më shumë
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com