GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Blushi: Më 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terror

14:45 - 19/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: Më 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot se më 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terrorin e narkoshtetit, mafias së pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar.

Deklarata:

Çdo ditë, çdo orë dhe minutë dalin në dritë fakte të reja dhe dëshmi tronditëse që provojnë sesi krimi dhe bandat, nga Veriu në Jug, nën komandën e Edi Ramës shkatërruan procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar përpara se të niste ky proces duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke i hequr komisionerët dhe numëruesit, duke burgosur kandidatët e saj për arsye politike, duke përdorur çdo formë presioni, kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, direkt edhe me gojën e kryeministrit, që i paralajmëronte për pasojat që do të kishin nëse votonin kundër “Rilindjes”.

I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është fakt i dokumentuar botërisht. Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota, aq sa tronditen si kurrë më parë edhe kursin e euros, që humbi gati 10% të vlerës, për të influencuar votuesit. Ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, nëpunës bashkie dhe punonjës të administratës publike, grupe kriminale dhe banditë lokalë, deri edhe oligarkë, mësynë drejt qendrave të votimit dhe bënë presion hapur ndaj çdo votuesi, komisioneri dhe numëruesi.

Mijëra punesime shtesë u bënë për qellime elektorale dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve. Miliona euro u hodhën për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës, ndërkohë qindra milionë lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione pa mbushur dokumentat. Mijëra njerez u kërcënuan në pragun e shtëpisë dhe në qendrat e votimit për të mos votuar opozitën. Komisionerë dhe vëzhgues u rrahën barbarisht. Ndërkohë mijëra biznese u shantazhuan, u kërcënuan dhe u gjobitën rëndë nga partia në pushtet.

Burgjet u përdorën për të devijuar rezultatet e votimit ndërkohë që Policia e Shtetit, u bë njësh me krimin dhe u përdor si badigarde dhe eskortë e tij, në çdo akt dhune dhe tjetërsimi të votës. Grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes” dhe Policia bënte sehir jo vetëm duke mos reaguar por edhe duke braktisur ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimit. 1 milion e 250 mijë shqiptarëve ju ndryshua qendra e votimit qëllimisht javën e fundit për të dekurajuar e penguar votimin, ndërsa qendrat e numërimit të votave u kthyen në ambiente ku dhunohej në grup çdo ligj dhe normë që disiplinon zgjedhjet.

Këto fakte, të konsumuara botërisht, u vulosën edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian që i panë me sytë e tyre këto narkozgjedhje. Shqiptarët bënë sakrifica të mëdha për të votuar në një ambient elektoral të minuar dhe të shkatërruar nga Edi Rama dhe Qeveria, duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi me marrjen pjesë në këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia dhe Ndryshimi që ai meriton, është e pashmangshme. Mbrojtja e votës është objektivi ynë madhor dhe të gjithë energjitë tona do të jetë të përqëndruara në këtë proces! Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, të cilën jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo çmim!

 

Etiketa: blushiKryesore1terrorZgjedhje

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
Berat, Policia arreston 2 persona për vjedhje, posedonin edhe kanabis

Berat, Policia arreston 2 persona për vjedhje, posedonin edhe kanabis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com